Radar
Salianji: Lulzim Basha ka marrë peng PD-në e vulës për interesa private
Deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se Lulzim Basha ka marrë peng Partinë Demokratike të vulës.
Salianji tha jashtë Kuvendit për gazetarët se Basha nuk ka dhënë dorëheqjen, por u tërhoq për shkak të presionit.
Lidhur me dhunën dhe sulmet e militantëve të Bashës në mbledhjen e Kryesisë, Salianji tha se të tilla ndodhin në lagje mes të dehurish, dhe PD e vulës është kthyer në një të tillë.
“Interesat ekonomike dhe private kanë bërë që Partia Demokratike e vulës të mos ketë më parti. Nëse nuk do të ishte dhuna apo shantazhi ndaj deputetëve dhe ju gazetarëve, ajo ngjarje do të ishte si një sherr në lagje pa asnjë kuptim politik. Ndodhin sherre në lagje mes të dehurve në mënyrë të shpeshtë. Nuk është parti politike për fat të keq më. Vëmendjen e merr pasi aty ka deputetët të dalë nga lista e PD. Aty është vetëm një njeri që e ka marrë peng, ish-kryetari nuk ëhstë dorëhequr u detyrua të tërhiqej për shkak të presionit që I bëmë ne në atë periudhë. Vazhdon ta mbajë atë parti dhe do të tretet bashkë me partinë dhe logon”, tha Salianji.