Mix
Peter Dinklage thotë se nuk e ka parë “House of the Dragon”

Peter Dinklage, i cili portretizoi Tyrion Lannister në serialin hit të HBO, “Game of Thrones”, së fundmi tha për Entertainment Tonight se nuk e ka parë “House of the Dragon”. Arsyeja? Jo se nuk do, por thjesht dëshiron të shkëputet pak nga historitë me dragonj.
“Unë isha pjesë e ‘Game of Thrones’ për një kohë vërtet të gjatë,” shpjegoi aktori. “Dhe kam parë disa shfaqje të tjera. Por do ta shoh, patjetër. Kam dëgjuar se është serial shumë i mirë.”
Bazuar në romanin “Fire & Blood” të George R.R. Martin, “House of the Dragon” tregon historinë 200 vjet përpara ngjarjeve në “Game of Thrones”. Nëse po pyesni se çfarë ka parë Dinklage: “Rick and Morty” dhe “Ozark”.