Lidhu me ne

Radar

Lulzimi i biznesit politik mbi rrënojat e PD

Lulzimi i biznesit politik mbi rrënojat e PD

Gazmend Bardhi u sulmua verbalisht nga trimat e Lulzim Bashes, duke dalë nga mbledhja e asaj që vetëquhet Kryesia e PD. Bashkë me të një grup i vogël deputetësh, të zhgënjyer nga ajo që po ndodhte, e panë veten të kërcënuar fizikisht për të kuptuar se shpresa për bashkimin e PD-së është shuar përfundimisht. Kryetari, i shkarkuar dhe i dorëhequr njëkohësisht, me vulën në dorë dhe një shpurë mbështetësish ka vendosur të ndërtojë një parti për Edi Ramën.

Në kohën më të keqe për vendin e kërcënuar nga monizmi, kur opozita si ofertën më të sigurtë sjell përçarjen dhe të pakqënaqurit nga qeveria zgjedhin si alternativë largimin nga vendi si t’i ikin zjarrit që shkrumbon gjtihçka. një njeri që qesh si Lulzim Basha, ka vendosur të ndezë cigaren qetësisht për të rihapur biznesin politik. Për më shumë se 1 vit e gjysmë, rruga që ai themeloi, e shndërroi opozitën në mbledhëse thërrimesh elektorale ndërsa fuqizoi pushtetin personal të Edi Ramës. Me rikthimin e dhunshëm i garanton atij pushtetin e përjetshëm.

Ashtu si u parlajmërua nga Alibeaj në 19 mars të 2022, kur bëri hapin mbrapa pas humbjes së turpshme të 6 marsit, Lulzim Basha vetëm sa u tërhoq për ta telendisur PD-në deri në atë pikë sa anëtarësia ta shikojë rikthimin e tij si shpresë. Gjyqet dhe vula mbizotëruan debatin opozitar, figura groteske që dilnin në vijën e parë si shpëtimtarët proamerikane të opozitës, lufta me shumicën me mjetet e disponuara nga Edi Rama, sollën një rezultat të turpshëm zgjedhor, që do të ishte terreni më i përshtatshëm për çdo ish-kryetar që të kthehej si triumfator. Ne teori Basha kishte të drejtë, praktikisht doli e kundërta, askush nuk e do rikthimin e tij, as Gazmend Bardhi, me luajalitetin ekzemplar.

Me këtë luajalitet ndaj Bashës, Gazmend Bardhi emëroi Alibeajn kryetar në detyrë pa mbledhur Këshillin Kombëtar, pastaj u mundua të ndërtonte ura me shumicën e partisë, tentoi bashkimin për zgjedhjet lokale dhe, pasi nuk ia arriti, kërki që pakica e Alibeajt të mos nxirrte kandidatë, por të konkuronte vetëm me logon. Pasi nuk ia arriti, bëri fushatë për logon dhe kandidatët e foltores, pas dorëheqjes së Alibeajt tentoi të ndërtonte një proces bashkimi, me një platformë gjithpërfshirëse që mund të negociohej me shumicën.

E gjithë kjo tentativë për të shpëtuar PD-në, revoltoi ideatorin e përçarjes, Lulzim Basha. Ai ndërhyri menjëherë që kjo të mos ndodhte, që copa e vogël që i ka shkëputur PD-së, bashkë me logon dhe vulën që ia dhuroi Rama, të mos bashkohej me pjesën e madhe, sepse biznesi politik prishej, ai nuk do zgjidhej dot kryetar dhe nuk do ta shiste dot copën e vjedhur në tregun e zi të autokracisë.

Përpjekja e Gazmend Bardhit dhe disa deputetëve të tjerë, mori fund në orët e para të mëngjesit. Kokat e nxehta fituan, në të dyja palët beteja e ardhshme do të jetë me njëri-tjetrin. Ata që duan ta shmangin janë 25 deputetë, grupi më i madh parlamentar i opozitës, por të pafuqishëm përballë interesave personale të palëve në PD. Vula mori përfundimisht rrugën e mavijtë. është në dorën e Berishës dhe mbështetësve të tij, të nisin një proces bashkimi me 25 deputetët e mbetur pa parti, është në dorën e shumicës së PD që të shtojë radhët dhe të shpëtojë opozitën tradicionale nga shkatërrimi përfundimtar. Ndryshe, në 2025, PD do të jetë një kujtim.

Marrë nga Dosja.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook