Radar
Berisha për Dakon: Shkoi si ai në vresht për kokë të Tahirit, e meriton se është kriminel elektoral
Një ditë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ka ardhur edhe reagimi i Sali Berishës. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se shkoi për kokën e Tahirit, ndërsa theksoi që Dako e meriton plotësisht burgun, pasi sipas tij është kriminel elektoral.
“Organet e drejtësisë janë në kontroll të plotë të qeverisë. E ka marrë vesh çdo shqiptar se në Shqipëri ka drejtësi me regji dhe regjisori i saj është Edi Rama. Çdo ditë fakton dështimin e plotë të reformës së Sorosit në Shqipëri. Lirohet pas kërcënimeve serioze që i bëri Edi Ramës, Saimir Tahiri. Arrestohet njësoj si në romanet e Markezit, Gjush Dako. Njoftohet arrestimi i tij 4 ditë përpara.
E bënë këtë për t’ia dhënë mafies në Dubai, ata e dinë. Por një mandat që përflitet 4 ditë rresht, dëshmon se çdo gjë ka këtu, por drejtësi nuk ka. Megjithatë, Gjushit një fjalë do i them, shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit.
E meriton plotësisht se je kriminel elektoral i dosjes 339. Por nuk është dënuar për këtë ai, as për pallatet që kushtuan dhjetëra jetë njerëz, u zgjodh me lezet padia për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Megjithatë, është se shkove si ai në vresht për kokë të Saimir Tahirit dhe mirë ta bënë”.
Sali Berisha