Lidhu me ne

Radar

Deputeti i PD Arbi Agalliu: Sali Berisha, fatkeqësia jonë

Megjithatë, Faleminderit Sali Berisha, t'uron Kosova e pavarur ! - Kosova  Sot

Deputeti i PD, Arbi Agalliu insiston se PD duhet të bëjë gjithçka për të plotësuar vakancat që i mungojnë, atë të liderit të demokratëve dhe kryetarit të grupit parlamentar. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu thotë se PD nuk i duhet një kryetar me të shkuar të errët duke nënkuptuar kështu Sali Berishën.

Ai shprehet se shqiptarët duan qasje të re dhe Berisha duhet të reflektojë duke lënë demokratët që të zgjedhin liderin pa bërë ndërhyrje.

Asnjë sekondë nuk është në favor të PD nëse vijon në këtë situatë. PD ka të gjithë potencialet për të zhvilluar një proces zgjedhor të brendshëm nga kryetari i partisë në kryetarin e seksionit. Duhet të plotësohen të gjithë vakancat për të krijuar një ekip që të përballet me një regjim. Situata e deritanishme nuk ka patur sukses, jemi munduar të kthjellojmë njerëzit por besoj se nga sot e në vijim, PD duhet të kthehet sic i ka hije jo një forcë që më shumë ka pritur se sa ka reaguar.

Nuk duam individ që kanë pikëpyetje të mëdha, që kanë qenë të lidhur me korrupsionin e kanë të shkuar të errët. Berisha e ka zyrtarisht. Berisha është fatkeqësi e PD, është fatkeqësi e jona. Kemi dhënë gjithçka për të por besoj që forca e një lideri tregohet dhe me dorëheqje e tërheqje. Është momenti që Berisha të reflektojë duke i lënë shqiptarët e demokratët të zgjedhin liderin e tyre. Sa kohë nuk e bën por kërkon revolucion e protesta pavarësisht rezultatit zhgënjyes të mbajë gjallë shpresën e demokratëve. Fatkeqësisht shqiptarët duan qasje të re”, tha Agalliu.

Sa i përket rikthimit të Lulzim Bashës në politikën aktive, deputeti demokrat thotë se nuk ka dijeni nëse po planifikon të garojë për kreun e PD.

“Basha ka aktivitetin e vet. Nuk di të them nëse kthehet ose jo në krye të PD. Kushdo individ që plotëson kriteret për të kandiduar është i mirëpritur ta bëjë këtë gjë. Nëse Basha ose kushdo tjetër merr pëlqimin e anëtarësisë, është në të drejtën e tij. Basha ka bërë hap pas duke marrë përgjegjësinë pas zgjedhjeve të 6 marsit kur situata u tensionua”, tha Agalliu.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë vendimet që do të merren të martën kur të mblidhet kryesia dhe grupi parlamentar i PD.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook