Lidhu me ne

Mix

Aktiviteti i rregullt fizik, çelësi për të pasur një trup dhe mendje të shëndoshë

Aktiviteti i rregullt fizik, çelësi për të pasur një

Ndërsa koha kalon, fiziku juaj nis ta ulë rendimentin. Por një trup i plogësht, bën që edhe truri ta humbë funksionalitetin e tij për të qenë mendjemprehtë, edhe ecja ju bën punë.

Aktiviteti i rregullt fizik, përfshirë këtu edhe të ecurit mund të jetë çelësi për të pasur një mendje të mprehtë edhe kur ne të plakemi. Ky është përfundimi i dy studimeve të reja. Edhe pse kjo nuk mund të konsiderohet një shpikje, prapë këto studime të fundit fusin të tjera informacione me rëndësi në letërsinë shkencore dhe vërtetojnë raporte të tjera të mëparshme që lidhin ushtrimet me uljen e përqindjeve të problemeve mendore te mosha e tretë.

Pra mesazhi tani është më i qartë se kurrë: “nëse ti qëndron fizikisht aktiv, atëherë ti po grumbullon rezerva mbrojtëse për trurin tënd”.

Edhe pse studimet përfunduan në korrik, ato u publikuan ditën e djeshme për të bërë lidhjen me konferencën ndërkombëtare të sëmundjes së Alzheimer-it, e cila po mbahet këtë javë në Paris.

Një nga studimet analizoi 2809 gra mbi moshën 65-vjeçare, të cilat më përpara kishin vuajtur nga goditje apo sëmundje zemre, ose të paktën vuanin nga tri faktorë riskues që sillnin më pas këto përkeqësime.

Kjo formë kërkimi ka një vlerë të madhe, pasi në të kaluarën shumica e studimeve ishin përqendruar te njerëzit e shëndetshëm sipas doktor Larson-it, i cili shkroi një koment shoqërues në lidhje me këtë kërkim.

Ushtrimet fizike mund të kenë një rëndësi të veçantë për këto gra. Rritja e nivelit të kolesterolit jo të shëndetshëm, presioni i lartë i gjakut dhe të tjera rrethanave, të cilat prekin arteriet e gjakut janë lidhur me gjuhën e memories e njohur si rënie konjitive, e cila në shumicën e rasteve çon më pas në sëmundjen e Alzheimer-it, apo në forma të tjera të dementias.

Kërkuesit në Paris dhe në departamentin e Shëndetit Publik në Harvard, në Boston, rianalizuan të dhënat, të cilat ishin përgatitur për të ekzaminuar rolin e vitaminave antioksidante në shëndetin e zemrës.

Duke filluar që nga viti 1995, gratë iu përgjigjën dy studimeve të ndryshme, në lidhje me se sa shpesh ato kryenin forma të ndryshme të ushtrimeve, si vrap, not, ecje dhe ngjitje shkallësh.

Disa vite më vonë, studiuesit i testuan ato nëpërmjet telefonit, duke u bërë ushtrime të memories dhe ato konjitive brenda një periudhe 4 deri në 6-vjeçare në 4 raste të ndryshme.

Përfundimi ishte se sa më shumë aktive ishin gratë, aq më mirë dilnin ato në testet e kryera. Dhe duhet specifikuar se për gratë nuk ishte e nevojshme që të ishin garuese maratone.

Të moshuarat më aktive, të cilat bënin ecje të shpejtë nga 30 minuta e më shumë çdo ditë, përjetonin rënie më të ngadaltë konjitive sesa të tjerat të cilat kryenin më pak apo aspak ushtrime fizike.

Sipas kërkuesve diferencat ishin se truri i sportisteve kishte një nivel, njësoj sikur të ishte nga 5 deri në 7 vite më i ri, nga ana konjitive.

“Lidhja e fortë midis aktivitetit dhe rënies së ulët të memories ishte më shumë e dukshme në testet me telefon të kryera nga ana e kërkuesve”, tha doktor Larson-i.

Një studim i dytë më i vogël, adresoi një dobësi të përbashkët të kërkimit ekzistues për stërvitjen dhe dementian: rëndësia në përshkrimin që vetë pjesëmarrësit u bënin zakoneve të tyre gjatë stërvitjes, e cila mund të jetë e parëndësishme.

Përveç, sondazheve, kërkuesit përdorën teste të ndryshme laboratorike për të matur shumën totale të energjisë së harxhuar nga 197 burra dhe gra të moshës 70-vjeçare për në periudhë dy javore. Testi përfshiu pirjen e ujit të përzier me kimikate dhe matjen nëpërmjet analizave të gjakut dhe urinës të faktit sesa shpejt trupi arrin që t’i neutralizojë këto kimikate.

“Krahasuar me ata individë që ishin më tepër përtacë se të tjerët, njerëzit që harxhuan energjinë më të madhe në këto dy javë kishin 90% shanse më të ulëta për të zhvilluar rënie të memories përgjatë periudhës në vazhdim nga 5 deri në 7 vite. Kjo është një rënie në risk shumë e fortë”, shpjegoi kërkuesja Laura E. Middleton, asistente profesoreshë e kinesiologjisë në Universitetin e “Waterloo-së”, në Ontario.

Për më tepër, harxhimi i energjisë i pjesëmarrësve në testimet laboratorike ishte më i lidhur me shëndetin konjitiv sesa me përgjegjësitë subjektive të tyre sesa minuta stërvitje në ditë bëjnë.

Kjo do të thotë se aktiviteti ditor, më shumë sesa ushtrimet fizike mund të ndihmojnë në qëndrueshmërinë e shëndetit mendor.

“Nuk është vetëm ky lloj aktiviteti fizik i qëllimshëm që ka rëndësi. Kjo ka të bëjë edhe me të bërit më pak ushtrime. Këtu flasim për gjëra si të rrish në këmbë më shpesh dhe të ecësh edhe më shpejt”, tha Middleton-i. “Dhe ky është një lajm shumë i keq për ata njerëz, përfshirë edhe mua që qëndrojnë në tavolinë gjatë gjithë ditës. Kjo do të thotë që ne duhet të gjejmë një mënyrë që të ngrihemi në këmbë dhe të ecim”.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Për aneminë/ Kura natyrale për të rritur hemoglobinën

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në...

Mix1 orë më herët

6 ushqime që shkaktojnë celulitin

Celuliti edhe pse nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, mund të krijojë probleme estetike. Duhet të dini se celuliti...

Mix1 orë më herët

“M’u duk sikur humba diçka nga vetja”, simptomat e paramenopauzës që çdo grua duhet t’i dijë

NGA: DAVINA McCALL Menopauza është më shumë se një libër, është një lëvizje. Një kryengritje. Nuk e di për ju,...

Kritike3 orë më herët

Ora e një vendi ka ngecur në psikikën e një njeriu (realizuar nga z. Agim Sulaj)

Është një karikaturë e Shqipërisë padyshim, e postuar në profilin në Facebook të piktorit Agim Sulaj. Po e sjellim vetëm për gjetjen...

Aktualitet4 orë më herët

PD zbulon 15 pikat e programit ekonomik, Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

Sali Berisha Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e...

Mix4 orë më herët

Sofia Vergara në një romancë dashurie me Lewis Hamilton?

Aktorja e “Modern Family”, Sofia Vergara u fotografua në atë që dukej të ishte një takim dreke me pilotin e...

Kryesore4 orë më herët

Flamur Noka: Ilir Metën do ta fusim në listat e sigurta për 11 majin

Para betejës elektorale me kundërshtarin politik, demokratët i pret një garë e brendshme për te përzgjedhur kandidatët për deputet. Por,...

Radar4 orë më herët

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

Tregtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara...

Kioske4 orë më herët

Raporti global i WEF: Pesë rreziqet kryesore që i kanosen sot Shqipërisë

Konflikti i armatosur, moti ekstrem dhe dezinformomi janë identifikuar si rreziqet kryesore globale për vitin 2025, sipas Raportit të Rreziqeve...

Mix21 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Facebook