Radar
Salianji: Kjo opozitë nuk ribëhet dot duke përjashtuar Sali Berishën

Deputeti demokrat Ervin Salianji tha se opozita nuk mund të ribëhet duket përjashtuar Sali Berishën.
Duke folur për TPZ, Salianji tha se janë zgjedhjet e pesta që opozita në tërësi ndaj të njëjtin qëndrim. Ai shtoi se nga zgjedhje në zgjedhje shihet se nuk ndryshon as Rama dhe as retorika e opozitës.
“Kjo opozitë nuk ribëhet dot duke përjashtuar Sali Berishën. Di t’ju them këtë që janë të paktën zgjedhjet e pesta ose të gjashta me gjithë zgjedhjet e pjesshme që opozita dhe PD-ja, po opozita në tërësi ka të njëjtin qëndrim. Pra, nga zgjedhjet në zgjedhje ne shohim që nuk ndryshon Edi Rama, por nuk ndryshon as retorika e opozitës. Kushdo në Shqipëri nuk pret që Rama të përmirësohet. Rama nga zgjedhja në zgjedhje po shkon më keq. Po e perfeksionon makinerinë apo industrinë, quajeni si të doni të deformimit të vullnetit të zgjedhësve dhe duhet që opozita t’i përgjigjet kësaj me mjete të tjera. Është e pamjaftueshme mendoj unë sot që opozita të jetë prapë në të njëjtën retorikë pa bërë lëvizjet e veta”, theksoi ai.