Kryesore
Pse u lirua Saimir Tahiri ?!
Berisha: Tahiri u lirua pas ultimatumit që i dha Ramës se do zbërthente lidhjet e tij kriminale
Sali Berisha doli në konferencën e përjavshme me gazetarët, ku u pyet për lirimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ditën e sotme. Kryedemokrati tha se Tahiri u lirua me urdhër direkt të Edi Ramës, sepse ai do i demaskonte lidhjet kriminale.
“U lirua me urdhër të Ramës, me ultimatum që Tahiri i dërgoi “është dita e fundit e durimit, ndryshe do të zbërthej lidhjet e krimit të Olsi Ramës dhe Edi me bandat nga Meksika deri në Afrikë të Jugut e me radhën, është një urdhër direkt i Ramës. Saimir Tahiri ia ka këtë paralajmërim zyrtarisht dhe botërisht. Më në fund ai arrit ta mposhtë Ramën, i cili është mbërthyer në aferën McGonigal, kërkon të shpëtojë por nuk do e bëjë dot.”, deklaroi Berisha.