Lidhu me ne

Radar

Opinion nga Peter Lucas/ Ron DeSantis e mund Biden, por më parë i duhet të mposhtë Trump

Opinion nga Peter Lucas/ Ron DeSantis e mund Biden, por më parë i

Guvernatori Republikan i Florida-s, Ron DeSantis, mund ta mposhtë presidentin Joe Biden.

Biden ka rënë kaq poshtë në sondazhe, në të gjitha çështjet, saqë e vetmja mënyrë për t’u rizgjedhur është po të votojnë për të miliona emigrantë të paligjshëm që ai la të futeshin në vend.

Që do të thotë se, praktikisht, çdo Republikan mund ta mposhtë, veçanërisht një kandidat si DeSantis.

Por, fillimisht, guvernatori 44-vjeçar duhet të kalojë nga Donald Trump, 76 vjeç, gjë që nuk do të jetë e lehtë.

Ndërsa fusha e kandidatëve presidencialë Republikanë vazhdon të rritet, vështirë se ka një kandidat – përveç DeSantis – me qëndrimin dhe vetësigurinë e nevojshme për t’i bërë ballë Trumpit arrogant.

Dy prej kandidatëve, të palajmëruar dhe zyrtarë, punuan për Trump (zëvendëspresidenti Mike Pence, ambasadorja e OKB-së Nikki Haley) ndërsa një kandidat i tretë i mundshëm (Chris Christie) u përpoq, por nuk u mor në punë.

Mjafton të kujtojmë se si Trump, me teknikën e tij prit-dhe-digj, shkatërroi kandidaturën e disa kundërshtarëve Republikanë në debatet televizive të vitit 2016 dhe përfundoi si ‘njeriu i fundit në këmbë’. Kandidatët që ndjekin diskur civil nuk kanë shumë shanse në debatet me Trump.

Ai pritet që ta përdorë sërish tekniknë prit-dhe-digj. Vetëm se këtë herë kundërshtarët e Trumpit janë vigjilentë. Dhe DeSantis nuk është një fluskë ajri.

Ndryshe nga shumica e kandidatëve të tjerë Republikanë, DeSantis ka një rekord të qëndrueshëm konservator të arritjeve si guvernator, mbi të cilat mund të mbështesë kandidaturën, një rekord i freskët në mendjet e njerëzve.

Banorët e shteteve të mbytura në kriminalitet apo taksa të larta, të tilla si Nju Jorku dhe të tjerë, po shpërngulen në Florida, jo për shkak të Donald Trump dhe Mar-a-Lago, por për shkak të Ron DeSantis dhe Tallahassee.

DeSantis e ka bërë Florida-n shtetin më tërheqës në vend.

Ideologjikisht, DeSantis është një Trump pa delire dhe pa bagazhe. Por ai ka mjaftueshëm nga vetësiguria e Trumpit për ta bërë atë një kundërshtar të frikshëm.

Edhe pse DeSantis është shumë prapa Trump në sondazhe, ai është kërcënimi kryesor në atë që po formohet si një garë me dy persona për nominimin presidencial Republikan.

Trump e di këtë, kjo është arsyeja pse PAC-ët (Political Action Committee-Komitete te Aksionit Politik) e tij të mirëfinancuar kanë shpenzuar 50 milionë dollarë në reklama televizive duke sulmuar dhe tallur DeSantis shumë përpara se DeSantis të shpallte zyrtarisht kandidaturën (gjë që bëri të mërkurën mbrëma).

Gjaku i keq mes të dyve do të zvogëlonte mundësinë – sado e largët që mund të duket – që mund të kishte një biletë Trump/DeSantis, me kuptimin që DeSantis do ta pasonte Trumpin pas katër vjetësh kur DeSantis do të ishte vetëm 48 vjeç.

Përveç luftës së fjalëve mes të dyve, sprova e parë e vërtetë i DeSantis do të vijë në janar në primaret Republikane të Iowa-s.

Nëse DeSantis e mposht Trump-in në Iowa, ku zhvillohet gara e parë e fushatës, kandidatura e tij do të merrte një nxitje të jashtëzakonshme para zgjedhjeve paraprake në New Hampshire një javë më pas.

Do t’u tregonte Republikanëve në të gjithë vendin se, jo vetëm që ish-presidenti mund të mposhtet, por se Republikanët konservatorë mund të kishin trumpizëm pa Trumpin.

DeSantis do të përdorë një listë arritjesh të fundit konservatore në Florida – të freskëta në mendjet e votuesve – që tërheqin Republikanët e Iowa-s, si ndalimi gjashtë-javor i abortit, ndalimi i burrave (biologjikë) që të konkurrojnë në sportet e grave dhe ndalimi i mësimit të çështjeve LGBTQ në shkolla publike, për të përmendur disa.

Por do të ishte gabim ta nënvlerësoje Trump-in. Ndërsa humbi primaret e Iowa-s ndaj Senatorit të Teksasit, Ted Cruz në vitin 2016, Trump fitoi parapraket në New Hampshire me një diferencë të madhe dhe më pas u bë president.

Megjithatë, këtë herë është ndryshe. Ndërsa polemikat rreth kandidatit Trump në 2016 zienin, ato janë hiçmosgjë krahasuar me atë që Trump po kalon tani.

Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, në lidhje me “paratë e heshtjes” që dyshohet se i janë paguar yllit porno Stormy Daniels. Gjyqi i tij është caktuar për në mars.

Këshilltari special Jack Smith së shpejti do të raportojë mbi hetimin e tij për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara nga Trump në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago. Dhe ka më shumë.

Ndërsa Trump po kandidon për Shtëpinë e Bardhë, ai gjithashtu do të bëjë fushatë për të qëndruar jashtë Shtëpisë së Madhe (I referohet burgut (the Big House) në slang amerikan-shënim i Politiko).

*Peter Lucas është gazetar politik dhe editorialist veteran i gazetave të Bostonit. Ai ka shkruar disa libra për Shqipërinë, vend i origjinës së prindërve të tij.   

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

A kopjoi programin e PD? Rama i përgjigjet Berishës: Gjëja më qesharake që kam dëgjuar

Kryeministri Edi Rama në komunikimin “Sy m’sy” i është përgjigjur akuzave të Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, për kopjimin e...

Mix2 orë më herët

Përdorimi i celularit para gjumit rrit rrezikun e pagjumësisë

Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore “Frontiers in Psychiatry” ka zbuluar se përdorimi i smartphone-it apo tabletit...

Radar3 orë më herët

1 prilli/ Imami Karaj: Gënjeshtarët më të këqij janë njerëzit e fesë dhe politikanët

Imami Elton Karaj thotë se edhe në botën islame në tërësi, gënjeshtra ka pasur aplikim, por kur gënjeshtra është e...

Mix3 orë më herët

Sekreti i saj i madh: Publikohen për herë të parë fotot e Marylin Monroe shtatzënë!

Janë zbuluar për herë të parë fotografi unike që pretendojnë se tregojnë një shtatzëni të fshehtë të ikonës Marilyn Monroe. Imazhet...

Mix3 orë më herët

Çfarë është Salmonela ? Si diagnostikohet infeksioni me salmonelë?

Infeksioni nga Salmonela: Shpërthimi, shkaqet, simptomat dhe trajtimi Infeksioni i salmonelës (salmoneloza) është një sëmundje e zakonshme bakteriale që prek...

Temporal3 orë më herët

Largime masive/ Për dy vjet 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së, sipas Eurostat

Foto ilustruese Ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm vitet e fundit, duke tejkaluar dhe nivelin e vitit 2015, kur u...

Kritike3 orë më herët

Deklarata e të Ardhurave, një havale më shumë që ngatërron njerëzinë

Sot përfundon afati i deklarimit të të ardhurave vjetore, që ka si risi këtë vit uljen e pragut të deklarimit....

Kioske3 orë më herët

Berishës i duhet La Civita për 12 majin

Shkruar nga Mero Baze E vërteta është se Berishës nuk i bën punë La Civita për zgjedhje. Më shumë se...

Radar3 orë më herët

Spiropali i “rrëmben” Berishës kryebashkiakun e Kavajës

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka qenë në Kavajë, në një vizitë ne Muzeun Etnologjik. Bashkë me të ka qenë edhe presidenti...

Radar4 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Facebook