Lidhu me ne

Radar

Shantazhi i kryeministrit me çmimin e energjisë

Qëllimi i vërtetë i kryeministrit është të frikësojë qytetarët dhe më pas t’u shfaqet atyre si shpëtimtari që nuk rriti çmimin e energjisë

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama lëshoi një deklaratë të pavërtetë nga foltorja e Parlamentit. “Po ju kujtoj të gjithëve atyre që na ndjekin se sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike për të gjitha familjet dhe biznesin e vogël dhe pjesën dërrmuese të biznesit, të jetë dora e qeverisë,” deklaroi shefi i qeverisë.

Por a po e subvencionon qeveria me të vërtetë çmimin e energjisë ashtu sikurse pretendon kryeministri? Shifrat thonë të kundërtën. Qeveria po fiton para nga monopoli i saj mbi energjinë, duke iu ngarkuar qytetarëve dhe biznesit çmime disa fish më të larta se kostoja.

Në tre muajt e parë të vitit Shqipëria prodhoi rreth 2788 Giga Wat energji në total. Nga këto, 1620 Giga u prodhuan nga hidrocentralet shtetërore. Për të njëjtën periudhë konsumi total i energjisë nga bizneset, familjet dhe çdo kategori tjetër konsumatorësh ishte 1595 Giga. Pra vetëm hidrocentralet e shtetit që administron KESH, pa përfshirë hidrocentralet private, kanë prodhuar më shumë energji se sa ka konsumuar Shqipëria. Tani këtu vlejnë dy llogari.

Kostoja mesatare e prodhimit të një kilovat orë energji nga KESH është 1.5 lekë. Çmimi me të cilin qeveria ia shet një kilovat orë energji qytetarëve është 9.5 lekë pa TVSH ose 6.4 herë më shumë se kostoja e prodhimit. Çmimi me të cilin qeveria ia shet biznesit energjinë elektrike luhatet nga 8 deri në 16 lekë pa TVSH, në varësi të llojit të biznesit. Çmimi me të cilin qeveria ia shet energjinë bizneseve, që kanë dalë në treg të lirë, aktualisht është 17 lekë pa TVSH ose 11.3 herë më shumë se kostoja e prodhimit.

Sigurisht që prodhimi nuk është i vetmi zë në koston e energjisë elektrike. Mbi të shtohen edhe shpërndarja dhe transmetimi. Por cila është struktura e kostos fundore sipas zërave?

Mesatarisht, në rang botëror prodhimi zë 51 për qind të kostove. Transmetimi shton 11 për qind, shpërdarja 20 për qind dhe pjesa tjetër janë taksat. Me fjalë të thjeshta, kostoja totale e prodhimit të energjisë në Shqipëri duhet të ishte më pak se tre leke për kilovat orë. Qeveria ja shet qytetarëve mbi 3 herë më shtrenjtë, ndërsa biznesit edhe më shumë.

Këtu nuk ka asnjë subvencion, aq më pak dorë qeverie në çmimin e energjisë? Përkundrazi, përmes fuqisë së monopolit, qeveria po ua shet qytetarëve energjinë disa herë më shumë se kostoja reale. Dhe ky është parimi mbi të cilin është ndërtuar tregu energjetike në Shqipëri. Në kohëra të mira për prodhimin, qeveria fiton para. Kur prodhimi vendas ulet, ajo do të duhet të shpenzojë disa nga paratë që ka fituar për të subvencionuar çmimin e energjisë.  

Por të flasësh në situatën aktuale për rritje të çmimit të energjisë apo vendosje të fashës është një shantazh i mirëfilltë publik. Nëse qeveria kërkon progresivitet në çmimin e energjisë, këtë mund ta bëjë duke ulur çmimin për ata që kanë konsum më të ulët të energjisë dhe duke e rritur në një masë të arsyeshme për të pasurit që konsumojnë më shumë.

Por qëllimi i Edi Ramës nuk është ky. Nuk është as të rrisë çmimin e energjisë. Qëllimi i vërtetë i kryeministrit është të frikësojë qytetarët dhe më pas t’u shfaqet atyre si shpëtimtari që nuk rriti çmimin e energjisë, pavarësisht Kiametit botëror. Me pak fjalë, shantazh publik.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook