Lidhu me ne

Mix

Ndoshta nuk e keni ditur, por këto USHQIME i shkaktojnë aromë të keqe të trupit!

Nuk e keni ditur, këto USHQIME i shkaktojnë aromë të keqe

Ju mund të keni provuar çdo deodorant dhe sapun për të mbajtur nën kontroll erën e trupit tuaj, por kjo nuk ka funksionuar plotësisht. Tani mund të jetë koha për të parë mirë brenda frigoriferit, në mënyrë që t’i jepni fund këtij shqetësimi. Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, ka disa ushqime që mund të ndryshojnë aromën e trupit tuaj.

Brokoli, lakra dhe lulelakra
Duke qenë janë të pasura me squfur dhe disa element të tjerë, mund të ndikojnë tek gjëndrat tuaja të djersës duke shkaktuar aromë të pakëndëshme edhe më tepër gazra në sistemin tuaj tretës. Megjithatë, këto perime janë shumë të shëndetshme, ndaj mos i eleminoni ato. Por konsideroni të mos i konsumoni përpara ndonjë aktiviteti apo eventi të rëndësishëm.

Mishi i kuq

Ekspertët e shëndetit thonë se mishi i kuq tretet më vështirë se shumë ushqime të tjera, për shkak të përmbajtjes së lartë të proteinave dhe yndyrave. Mbetjet që lë pas në traktin tretës prishen, duke bërë që këto toksina të çlirohen përmes djersës.

Peshku

Peshku është një nga ushqimet e para që ju vjen në mendje kur mendoni për një regjim ushqimor të shëndetshëm. Por kur bëhet fjalë për aromën e trupit, disa njerëz mund ta kenë të nevojshme të shmangin disa lloje peshqish që përmbajnë kolinë, pasi trupi i tyre nuk e shpërbën dot atë. Kjo lloj paaftësie gjendetike, shoqërohet me një aromë të pakëndëshme të trupit dhe për ta trajtuar, duhen shmangur të gjitha ushqimet që e shkaktojnë. Gjithashtu edhe ushqime të tjera të pasura me kolinë, si vezët, bishtajoret dhe mëlçitë, mund të jenë shumë problematike.

Kafeja

Kafja mund të aktivizojë gjëndrat e djersës dhe për disa njerëz kjo mund të shkaktojë djersitje të tepërt dhe erë të pakëndeshme. Kjo ka më shumë gjasa të ndodhë nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës ose keni konsumuar sasi të mëdha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook