Lidhu me ne

Mix

Clint Eastwood: Historia e panjohur e legjendës së Hollywood

Clint Eastwood: Historia e panjohur e legjendës së HollywoodClint Eastwood

Aktori dhe regjisori Clint Eastwood është një personazh shumë i njohur në SHBA dhe në  mbarë botën. Aktualisht në të 90-at e tij, jeta shumë e gjatë e këtij gjiganti hollivudian ka qenë po aq e mbushur me aksion sa edhe karriera e tij kinematografike.

Ndonëse luajti në role të vogla në filma dhe televizion që në moshë relativisht të re, Eastwood nuk u bë një superyll deri në të 30-at e tij. Në vitet 1960, ai përjetoi njëfarë  suksesi televiziv si aktori kryesor në serinë me kauboj “Rawhide”, dhe u vlerësua në mbarë botën për “Trilogjinë e dollarit”.

Kur ishte i ri, Clint Eastwood nuk e mori shumë seriozisht shkollimin e tij. Gjatë gjithë viteve të adoleshencës, ai ishte më i interesuar për makinat dhe vajzat se sa çdo gjë tjetër. Këtu nuk ndihmoi aspak fakti që prindërit e tij lëviznin aq shpesh nga një vend në tjetrin, saqë ai ndërroi shumë shpesh shkollën.

Në vitet e hershme, ai dhe miqtë e tij e kaluan pjesën më të madhe të kohës duke pirë, duke ndjekur vajzat dhe duke bërë gara me makinat e tyre. Në vitin e dytë të shkollës se mesme përjashtohet nga shkolla për shkak të sjelljes së keqe.

Patrick McGiligan pretendon në librin e tij “Clint:The Life and Legend” se Eastwood shpiku një histori sikur ishte larguar nga gjimnazi Piemonte High për shkak të mungesës së diversitetit racor në institucion. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ka ndonjë të vërtetë në këtë histori.

Një gazetë lokale botoi një histori krejtësisht të ndryshme, sipas së cilës ai ishte përjashtuar nga shkolla për shkak se kishte lënë një mesazh kërcënues në tabelën e rezultateve të garave atletike dhe për varrosjen e dikujt “në lëndinën e shkollës”.

Ndërkohë përpara se të punonte në industrinë e filmit, Eastwood bëri punë nga më të ndryshmet në Kaliforni dhe Oregon. Eastwood punoi në një fabrikë çeliku në Okland dhe kaloi ca kohë duke prerë pemë si druvar, ku në një rast rrezikoi jetën.

Kjo periudhë kaotike e jetës së tij u ndërpre në fillim të viteve 1950, kur u rektrutua të merrte pjesë në Luftën e Koresë. Në fakt nuk u angazhua në luftime, por punoi si instruktor noti. Edhe pse qëndroi për pak kohë, Eastwood rrezikoi sërish të humbte jetën. Ishte duke udhëtuar për në Seattle në bordin e një avioni bombardues, që në një moment pësoi difekt dhe ai u detyruar të hidhej me parashutë në ujërat pranë brigjevetë Kalifornisë, ku gjenden peshkaqenë agresivë.

Për fat të mirë, si instruktor noti i ushtrisë, Eastwood ishte i aftë të shpëtonte veten. Pasi notoi deri në rraskapitje në ujërat e akullta në muajin nëntor, mbërriti më në fund në një plazh. Clint është legjendar për karrierën e tij si aktor dhe regjisor, por karriera e tij si muzikant është shumë më pak e njohur.

Ai mbahet mend shpesh për deklaratën se muzika jazz dhe filmat western janë format e artit të Amerikës. Eastwood ka qenë i apasionuar pas llojeve të ndryshme të muzikës që në rini. Dhe si shumë njerëz të muzikës, ai kishte disa muzikantë amatorë në familje. Nëna dhe babai luanin instrumente të ndryshme, dhe Eastwood kujton se kishte kopjuar muzikantët që kishte dëgjuar në disqet e prindërve të tij kur ishte fëmijë.

Të preferuarit e tij u bënë të mëdhenjtë e vjetër të muzikës jazz si Art Tatum dhe Fat Waller. Për këtë arsye, Eastwood zgjodhi të drejtonte filmin biografik “Bird” mbi Charlie Parker. Më vonë Eastwood u bë një pianist shumë i mirë i muzikës jazz.

Ai ka kompozuar shumicën e kolonës zanore të filmave që ka drejtuar si regjizor. Pr shembull muzika e butë dhe melankolike që shoqëron filmin e tij më të mirë uestern “Unforgiven”, u kompozua nga vetë Eastwood, me ndihmën e muzikantit Lennie Niehaus.

Clint Eastwood është i njohur për interpretimin e personazheve të vrazhdë, të rrethuar nga tymi dhe një gotë apo shishe uiski në dorë. Performanca e tij si kauboji anti-hero që përtyp puro nga “Trilogjia e dollarëve”, është padyshim roli i tij më ikonik.

Megjithatë në jetën reale Eastwood e urren duhanin, dhe ai mezi e duroi shijen aq gjatë sa për të filmuar skenat e filmave të tij. Gjatë xhirimit, si Eastwood po ashtu edhe regjisori italian Sergio Leone e panë të dobishme përdorimin e purove si mbështetje për personazhet, veçanërisht duke pasur parasysh se kauboji misterioz thotë shumë pak fjalë pë rgjatë  filmave.

Eastwood mori një tufë me puro pak para fillimit të xhirimeve, por u tmerrua kur zbuloi se pirja e duhanit e bënte të ndihej i sëmurë fizikisht. Aktori legjendar e urrente aq shumë duhanin, saqë do të debatonte shpesh me Leonen kur ky këmbëngulte të xhironte skena nga këndvështrime të shumta, duke e detyruar Eastwood të pinte duhan gjatë gjithë kohës.

Aktori është përleshur jo pak herë më grushte në rininë e tij. Në një rast ishte bashkë me një shok kur u ndeshën me 5 djem. Eastwood dhe miku i përjetshëm Fritz Manes po pinin në një bar në Los Angeles kur një  grup prej 5 marinarësh të zhurmshëm nisën t`i ngacmonin.

Gjatë përleshjes që pasoi, Eastwood u godit me grusht në fytyrë, duke iu thyer 2 dhëmbët e përparmë ndërsa 2 nga 5 marinarët u dërguar me shpejtësi në spital si rezultat i hematomave. Kur u pyet në polici për incidentin, Manes tha: “Clint gati i vrau ata djem”.

Shpirti luftarak i Eastwood nuk është zbehur kurrë, Madje ai njihet ende sot në Hollywood si një i fortë. Në një intervistë për “Hollywood Reporter”, Leonardo Di Caprio kujton se në moshën 81-vjeçare, Eastwood po i mësonte ende aktorët e tij se si të bënin vetë skena luftimi.

Pavarësisht pamjes së jashtme të një njeriu të egër, Clint Eastwood, është një njeri shumë shpirtëror. Edhe pse ka thënë se nuk beson në Zot, e ka bërë prej 40 vitesh meditimin transhendental një pjesë të rutinës së tij të përditshme.

Ai thotë se meditimi e ka ndihmuar atë të kuptojë më mirë njerëzit që janë besimtarë. Duke folur për bindjet e tij ai tha: “Unë besoj se njerëzit kanë ndërgjegje dhe shpirt. Nuk e di nëse kjo na është injektuar, por mendoj se ndoshta është diçka e trashëguar”.

Clint Eastwood është baba i 8 fëmijëve me gra të ndryshme. Ai është shumë i rezervuar për jetën e fëmijëve të tij, disa prej të cilëve erdhën në jetë në rrethana skandaloze. Megjithatë, djali i tij më i vogël, Scott Eastwood është i njohur, dhe ka folur shumë sinqerisht për të atin, duke treguar se është shumë i rreptë.

Scot thotë se u rrit me një etikë të fortë të punës. Kur i kërkonte para, i ati i thoshte që t’i fitonte vetë, duke punuar mbrëmjeve nëpër bare ndërsa merrte pjesë në audicione të ndryshme. Madje në një rast, Clint e goditi djalin e tij 14-vjeçar me grusht në fytyrë sepse kishte braktisur motrën e tij të vogël për të shkuar në një festë.

Çuditërisht, Scott nuk mban mëri për atë incident dhe flet ende me shumë respekt për babain e tij. Në vitin 1986, Clint Eastwood filloi një karrierë politike jetëshkurtër si kryebashkiak i qytetit Carmel në Kaliforni.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook