Lidhu me ne

Mix

Shytat tek të rriturit dhe fëmijët, simptomat dhe vaksina

Parotite, termi mjekësor shkencor për të ashtuquajturin shytat, është një sëmundje që shkaktohet nga një virus që shpërndahet përmes pështymës dhe simptomat tipike të tij janë:

Ethe,
Dhimbje koke
Dhimbje muskulore
Lodhje
Humbje oreksi

Vetëm në fazën e dytë shfaqet simptoma karakteristike që është ënjtje e gjendrave të pështymës, nën vesh, që mund të ndodhë në të dy apo një anë të fytyrës.

Simptomat zakonisht kalojnë pas 7 apo 10 ditësh dhe komplikacionet fatmirësisht janë të rralla. Kur kalohet sëmundja fitohet imunizimi që mbron trupin nga sulmet e tjera të të njëjtit virus, edhe pse infeksione të tjera mund të shkaktojnë fryrje të gjendrave të pështymës, dhe kjo është dhe arsyeja që prindërit mendojnë në mënyrë të gabuar se fëmija ka kaluar shytat më shumë se njëherë.

Për këtë sëmundje nuk ka një trajtim specifik, por është e nevojshme të trajtohen simptomat apo komplikacionet e mundshme. Prej vitesh tashmë është efikase vaksina që mbulon fruthin, shytat, rubeolën dhe falë kësaj është infeksion i rrallë. Por debati lidhur me këtë vaksinë ka bërë që në botë të shpërthejë sërish sëmundja e fruthit, teksa OBSH dhe institucionet e tjera bëjnë thirrje për vaksinimin.

SHKAQET
Mikroorganizmat përgjegjës për shytat është virusi i shytave, një virus që i përket familjes së Paramyxoviridae; i cili gjen vend në traktin respirator ku ndodh infeksioni deri në gjendrat e pështymës, ku nis prodhimin frenetik duke shkaktuar fryrjen karakteristike.

Ndonjëherë është në gjendje të arrijë dhe lëngun cerebrospinal, lëngu që rrethon dhe mbron sistemin nervor qendror; e kështu në të gjithë organizmin duke arritur trurin, pankreasin, testikujt dhe vezoret.

Sëmundje ngjitëse
Virusi i shytave mund të transmetohet kur:
Një person i prekur kollitet, tështin, flet duke lëshuar pikla të pështymësh ku është virusi dhe që mund të thithen nga një tjetër person.
Kur personi i infektuar prek hundën apo gojën, duke marrë kështu një ngarkesë të mjaftueshme virale, e më pas prek me ato duar çdo objekt.
Kur me personin e prekur ndahen gotat, pjatat, lugët.
Njerëzit e prekur nga shytat janë ngjitës dy ditë para se të shfaqet fryrja e gjendrave të pështymës. Virusi izolohet në tufat e farinvut dy ditë para nisjes së shytave. Tek personat që përfshihen dhe gjendjrat e pështypmës virusi është izoluar në pështymë 206 ditë para nisjes së simptomave deri në 4 ditë pas.

Rikthim në vendet e punës apo shkollës është i këshillueshëm të bëhet pas 9-10 ditësh nga shfaqja e simptomave.

KUR DUHET KONTAKTUAR MJEKU

Me daljen e vaksinës tashmë është e rrallë të gjesh si kjo sëmundje por rekomandohet të kontaktohet mjeku apo pediatri nëse dyshohet për shytat. Përgjithësisht nuk është sëmundje e rrezikshme, por ka simptoma të ngjashme me patologji që mund të krijojnë probleme, dhe është mirë të merrni diagnozën e saktë.

Duke qenë se shytat mund të përfshijnë trurin dhe membranat e saj, rekopmandohet të kontaktohet menjëherë urgjenca kur pacienti ka:
Qafë të fortë
Konvulsione dhe kriza epileptike
Dhimbje të madhe koke
Ndryshim të gjendjes së vetëdijes

Prania e dhimbjeve të barkut tregon se ka prekur dhe pankreasin. Tek meshkujt duhet pasur kujdes me temperaturën e lartë dhe dhimbjet e fryrjen e testikujve .

KURA
Për shkak se shytat shkaktohen nga një virus nuk mund të trajtohet me antibiotik. Trajtimi i tij përqëndrohet tek trajtimi i simptomave, në pritje që sistemi imunitar i pacientit të mundë infeksionin. Për këtë këshillohet:

Pushim
Marrja e ilaçeve kundër dhimbjes, në rastin e fëmijës mund të përdoren ilaçe që nuk kanë aspirinë si paracetamoli apo ibuprofeni. Këto ilaçe ndihmojnë dhe në uljen e temperaturës.

Pacienti mbahet i hidratuar me ujë, duke shmangur pijet acidike që mund të acarojnë gjendrat e shytave.

Aplikoni kompresa të ftohta ose të ngrohta
Një dietë me ushqime të buta që nuk kërkojnë shumë përtypje

Një fëmijë me shyta jo domosdoshmërisht duhet të rrijë në shtrat, por mund të luajë qetësisht.

VAKSINA
Shytat mund të parandalohen lehtësisht me vaksinimin, që mund të merret më vetë ose pjesë e imunizimit të fruthit-shytave-rubeolës (MPR) që merret në moshën 12 mes 15 muajsh. Një dozë e dytë MPR merret zakonisht 5-6 vjeç.

Si të gjitha programet e imunizimit ka përjashtime dhe rrethana të veçanta që duhen marrë në konsideratë nga vetë pediatri.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook