Lidhu me ne

Mix

Çfarë është miastenia gravis që e njohim si dobësimi muskulor

Miastenia gravis është një sëmundje autoimune e karakterizuar kryesisht nga një dobësim i fortë muskulor. Ajo është një patologji ku sistemi imunitar sulmon receptorët e muskujve që rregullon lëvizjet. Lidhja mes nervave dhe muskujve ndërpritet duke ndërhyrë në funksionimin e tyre.

Termi “miastenia gravis” vjen nga latinishtja dhe do të thotë “dobësim i rëndë muskulor”. Vlerësohet seprek një në 5 mijë persona. Dhe pse mund të shfaqet në çdo moshë, më e shpeshtë është tek femrat në fillim të të 40-tave dhe tek meshkujt pas të 50-tave.

Ajo është një patologji ekstremisht invaliduese dhe komplekse, për të cilën fatkeqësisht nuk ka kurë. Megjithatë ekzistojnë disa trajtime që lehtësojnë simptomat. Në këtë artikull do ju shpjegojmë gjithçka që duhet të dini për këtë sëmundje të dobësimit të muskujve.

MIASTENIA GRAVIS: ÇFARË ËSHTË?
Për ta kuptuar këtë patologji pikë së pari duhet të njohim funksionimin e muskujve. Muskujt kanë receptorë që marrin sinjale kimike nga nervat. Në kushte normale, kur bëjmë një lëvizje vullnetare këto substanca lëshohen nga ekstremitetet e nervave. Veprojnë më pas në receptorët e muskujve duke gjeneruar lëvizje me forcën dhe fuqinë e kërkuar.

Sidoqoftë, në prani të miastenia gravis sistemi imunitar ndryshon dhe sulmon këta receptorë të muskujve. Pra, nuk lejhon që substancat kimike të aktivizojnë muskujt, dhe për këtë arsye ka dobësi të muskujve dhe lodhje.

Dobësia muskulore rritet në periudhat e aktivitetit. Miastenia gravis në përgjithësi godet muskujt që kontrollojnë shprehitë e fytyrës, përtypjen dhe gëlltitjen. Në të njëjtën mënyrë mund të preken dhe muskujt respiratorë.

SIMPTOMAT
Siç e përmendëm dhe më lart simptoma kryesore është dobësimi i muskujve. Kjo rritet me përdorimin e përsëritur të muskujve dhe përmirësohen me pushimin e tyre. Për fat të keq simptomat tendojnë të përkeqësohen me kohën dhe bëhen më të rënda pas disa vitesh nga shfaqja e sëmundjes. Janë të shumta grupet e muskujve që mund të preken por ato me frekuencë më të shpeshtë janë:

Muskujt e syrit: pjesa më e madhe e të prekurve nga miastenia gravis kanë probleme me shikimin, si vizioni i dyfishtë. Gjithashtu mund të ndodhë ulja e njërës ose dy qepallave.

Shmë pacientë kanë vështirësi në të folur. Zëri në përgjithësi fiton një ton të butë dhe hundor.

Ndërhyn në sistemin e gëlltitjes: lëvizje të thjeshta si përtypja apo gëlltitja bëhen të dobët dhe kompleks. Kjo sjell dhe një rrezik të lartë të mbytjes nëse pini apo hani.

Shprehitë e ndryshuara të fytyrës: kush vuan nga miastenia gravis shpesh nuk arrin të buzëqeshë normalisht.

Dobësim në ekstremitetet e qafës. Në këtë rast, ecja apo mbajtja e kokës në pozicion natyral rezulton të jetë e vështirë dhe ka tendencë të bjerë në anë.

SI DIAGNOSTIKOHET
Për të diagnostikuar miastenia gravis mjeku duhet mbi të gjitha të njohë simptomat dhe historinë klinike të pacientit. Kështu që do të kryejë një sërë analizash fizike me detaje. Shpesh janë të nevojshme analiza të ndryshme komplementare që të konfirmojnë diagnozën. Për shembull, bëhet një analizë neuroplogjike për të verifikuar forcë dhe tonin muskulor, refleket dhe koordinimin.

Analizat e gjakut japin inforamcione të nevojshme për diagnozën. Siç e përmendëm është një sëmundje autoimune prandaj është e nevojshme të gjenden antitrupa specifik në gjakun e pacientit.

Gjithashtu bëhen analiza të tjera si:
Testi i paketave të akullit, të nevojshme në rastet kur pacienti ka rënie të qepallave. Borsa e akullit vendoset në qepallë për rreth dy minuta për të analizuar më pas lëvizjet në zonë.

Stimulimi i përsëritur i një nervi. Kjo analizë konsiston në dërgimin e impulseve përmes nervave për të verifikuar nëse ka një stimulim të mundshëm të muskujv

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix23 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar23 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar23 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore24 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar24 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook