Mix
Pasi është rrëzuar 3 herë në tapetin e kuq, Jennifer Lawrence këtë vit shkon me shapka me gisht

Janë ende të freskëta pamjet e rrokullisjes në tapet të kuq të Jennifer Lawrence.
Aktorja në vitin 2013 ra teksa shkonte për të marrë një Oscar. Si kjo situatë pati edhe dy vjet më pas.

Këtë herë në Kanë donte thjesht të ishte më e sigurtë.
Këpucët komode ishin fshehur poshtë fustanit të saj të kuq dhe në fakt s’ishin këpucë. Ishin shapka me gisht.

Fotot e fustanit me shapka poee bëjnë njësoj si ato të rrëzimit xhiron e rrjetit, por siguria mbi të gjitha.