Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Nëse nuk reagojmë ndaj krimit monstruoz elektoral, shanset e këtij vendi për zgjedhje janë inekzistente

Berisha: Nëse nuk reagojmë ndaj krimit monstruoz elektoral, shanset e këtij vendi për zgjedhje janë inekzistente

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nëse nuk qëndrojmë ndaj krimit monstruoz elektoral, shanset e këtij vendi për zgjedhje janë inekzistente. Berisha tha se, ndonëse të gjitha pollet e nxirrnin fitimtar Bardh Spahinë, ju e patë rezultatin që doli.


“Ju siguroj se radioskopia do bëhet e plotë. Votëbesimi është i domosdoshëm se është ligj i statutit.


Por ne jemi forcë politike serioze. Në rast se kthehemi në prill të vitit 2021, dy ditë pas zgjedhjeve unë kam bërë një artikull, ku kam shkruar se vota vdiq pa hyrë në kuti. Dhe kam thënë një të vërtetë.


Por kam kërkuar që të bëhet çdo qëmtim, çdo hetim, çdo përpjekje për të evidentuar gjithçka pësoi vota në ato zgjedhje.


Gjatë kësaj fushate, unë u kam premtuar shqiptarëve se PD do mbrojë votën, duke theksuar se nuk e mbron me armë, se mbrojtja e votës është një proces.


Unë ju kuptoj ju, por e konsideroj jetike se do ishte gjëja më e pandershme nëse ne do vinim në diskutim një rezultat pa fakte, pa dokumente të padiskutueshme.


Kur them se në këto zgjedhje janë marrë mandate, ne kemi fakte të pakundërshtueshme.
Shkodra ka njohur në ditën e votimit, terrorin e bashkimit të të gjitha bandave, që u bashkuan për të vendosur Shkodrën nën terror të votës.


Ndonëse të gjitha pollet e nxirrnin fitimtar Bardh Spahinë, ju e patë rezultatin që doli.
Autokolona e bandave me makina të blinduara kalonte nga qendra në qendër. Velipoja u vendos në pushtim të plotë nga Pëllumb Gjoka, i cili ka një motel dhe Edi Rama dhe Olsi i japin licencë për kazino edhe pse ligji thotë duhet hotel me pesë yje.


Nëse nuk qëndrojmë ndaj këtij krimi monstruoz, shanset e këtij vendi për zgjedhje janë inekzistente”, tha Berisha.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar2 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore2 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix3 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix3 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix3 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix3 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix3 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal3 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix3 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook