Lidhu me ne

Mix

Video/ Harrison Ford i jep lamtumirën rolit të tij ikonik në “Indiana Jones”, përlotet në premierën e filmit të ri

Video/ Harrison Ford i jep lamtumirën rolit të tij ikonik në “Indiana Jones”, përlotet në premierën e filmit të ri

Plot emocione të forta ishte premiera e filmit “Indiana Jones and the Disc of Destiny” në Kanë, ku Harrison Ford praktikisht i dha lamtumirë një prej roleve më ikonike të karrierës së tij që bëri miliona njerëz në mbarë botën ta adhurojnë.

Aktori 80-vjeçar, i cili luajti “Indy”-in shumë të dashur për katër dekada, i kompletuar me kapelen e tij të firmës “Fedora”, kamxhikun dhe frikën nga gjarpërinjtë, derdhi disa lot gjatë premierës plot shkëlqim, gjatë së cilës ai mori edhe një vlerësim. Çmimi i arritjes së jetës iu dorëzua Fordit përpara shfaqjes së filmit dhe shfaqja e një bobine të roleve të tij më të rëndësishme, e emocionoi thellësisht aktorin 80-vjeçar.

“Thonë se para se të vdesësh, e sheh të gjithë jetën tënde të luhet para syve të tu. Edhe unë e pashë jetën time të kalonte para syve, një pjesë e madhe e saj, jo e gjitha. Jeta ime është ajo që është për shkak të gruas sime të mrekullueshme, e cila gjithmonë ka mbështetur pasionin dhe ëndrrat e mia, për të cilat unë jam mirënjohës”, tha Ford për Calista Flockhart, me të cilën ka qenë që nga viti 2002.

Më pas ai iu drejtua të pranishmëve, me humorin e tij karakteristik: “Edhe unë ju dua. Por kam edhe një film që duhet ta shihni, është menjëherë pas meje. Kështu që më lejoni të largohem nga rruga dhe t’ju falënderoj përsëri për nderin e madh”, tha Ford, duke dhënë shkas për fillimin e shfaqjes.

Filmi i pestë, me regji nga James Mangold (dhe me Mads Mikkelsen dhe Phoebe Waller-Bridge bashkë-protagonist), mori një ovacion prej pesë minutash në fund nga publiku. Sipas Variety, megjithatë, këto duartrokitje nuk reflektonin aq shumë entuziazëm për filmin, i cili dukej se shkaktoi mërzitje në disa pjesë të publikut, sa dashuria e publikut për personazhin e dashur dhe aktorin që e mishëroi aq mirë.

Përsëri i prekur, Ford falënderoi audiencën për dashurinë e tyre dhe lavdëroi bashkëpunëtorin e tij në film. Ai la të kuptohet gjithashtu se kjo është hera e fundit që do ta shohim si Indiana Jones në ekranin e madh.

“Faleminderit që i bëtë këta filma një përvojë të mrekullueshme për të gjithë ne. Unë jam krenar t’ju them se ky film është fantastik dhe një nga arsyet është kjo grua”, tha ai duke treguar Phoebe Waller-Bridge. “Kjo është. Unë kurrë nuk do të bie në dashuri me ty. Por faleminderit shumë”, shtoi ylli.

MË TEPËR

Kioske3 ditë më herët

Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur

Spartak Ngjela Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të...

Mix3 ditë më herët

”Ka shumë zbukurime dhe gënjeshtra”, Vajza e Michael Jackson kritikon filmin biografik që po xhirohet për babanë e saj

Paris Jackson ka kritikuar një film të ardhshëm biografik për babanë e saj, Michael Jackson, me pretendimin se është “zero...

Mix3 ditë më herët

Scooter Braun dhe Sydney Sweeney janë në një lidhje

Alarm për çift të ri… Scooter Braun dhe Sydney Sweeney janë në një lidhje. Burimet e TMZ tregojnë se Scooter...

Mix3 ditë më herët

5 ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Kivi-Kivi është një frut shumë i pasur me fibër. Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave në ditë për katër...

Mix3 ditë më herët

Nicola Peltz prish raportin edhe me mikeshën e ngushtë, Selena Gomez

Selena Gomez ka realizuar një festë beqarie me mikeshat e saj, pak ditë para martesës me producentin Benny Blanco. Në...

Radar3 ditë më herët

Bllokimi i ‘International Medicare’, publikohet fotoja e pronarit turk në kërkim

Bilal Kara Publikohet fotoja e aksionerit në kërkim të klinikës private ‘International Medicare’, 45-vjeçari turk Bilal Kara. Klinika ‘International Medicare’ u bllokua...

Kioske3 ditë më herët

Të pavdekshmit!

Shkruar nga Massimo Gramellini Kjo, pra, është dëshira supreme e dy shtatëdhjetëvjeçarëve atomikë: jo diktatura e proletariatit apo e Nënës...

Radar3 ditë më herët

Editoriali i Agim Neshos për Edi Ramën nervozon keq Edison Ypin: Këllirë gazetareske, kur e lexon bindesh se është një lesh arapi!

Ilustrim: Edison Ypi dhe Agim Nesho Gazetari Edison Ypi ka shpërthyer keq në një shënim publik ndaj Agim Neshos, i...

Mix3 ditë më herët

Fakte interesante: Franz Kafka novelën e gjatë “Vendimi” e shkroi brenda një natë të vetme

Nga Milan Kundera Franz Kafka, sipas asaj që ka thënë vetë, e ka shkruar novelën e gjatë Vendimi në një natë të...

Kioske3 ditë më herët

Ahmet Zogu, figurë qendrore e historisë shqiptare

Nga Abdi Baleta Ahmet Zogu është, pa më të voglën mëdyshje burrështeti më i shquar i shqip­tarëve, që hodhi themele...

Facebook