Lidhu me ne

Radar

“Kulmi i fuqisë së blerjes”, Topalli: 14 maji, zgjedhjet më të paprecedenta në historinë time politike

“Kulmi i fuqisë së blerjes”, Topalli: 14 maji, zgjedhjet

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehet se zgjedhjet e 14 Majit kanë qenë më të paprecedentat gjatë karrierës së saj politike.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Topalli thotë se janë blerë votat dhe asnjëherë më parë nuk ka qenë më e madhe ndërhyrja e mafies dhe e drogës.

Jozefina Topalli: Analiza ka koston e vet. Djegia e mandateve. I janë dhuruar të gjitha bashkitë Ramës. Ne po e paguajmë koston. Unë mendoj që të mos harrojmë se çfarë ka ndodhur. Kjo fushatë ka filluar me tritol dhe është mbyllur me burgosjen e kandidatit. Fotografia e fushatës është ajo bashki që është përmbysur me votat e burgut.

Unë nuk kam thënë kurrë që nuk janë blerë votat. Janë blerë votat, ka ndërhyrë dhe krimi. Kurrë nuk është bërë një betejë më e madhe kundër blerjes së votave dhe ndërhyrjes. 6 herë rresht ka humbur kryetari i siglës, i vulës dhe nuk ka dhënë dorëhqejn dhe as herën e fundit. Mbeti minorancë brenda partisë së tij.

Ky rezultat nuk është reali. Kur një kryetar partie bën fushatë, nëse ju thotë zgjedhësve të vet se unë nuk do të bëj fushatë, ky i ka demoalizuar të gjithë. PD-ja reale, nga 40% dhe shkoi në 2% dhe nuk mbajnë përgjegjësi asnjë dhe japin mend dhe tregojnë se çfarë duhet bërë.

Këta janë zgjedhjet më të paprecedenta në historinë time politike. Kurrë nuk ka qenë në këtë shkallë fuqia e blerjes. Kulmi i fuqisë së blerjes dhe korruptimit. Kurrë nuk ka qenë më e egër ndërhyrja e mafies dhe e drogës. Kjo është drama e vendit tonë. Basha bëri marrëveshje me Edi Ramën. 8 vite rresht nuk ka pasur opozitë reale dhe prandaj është kaq e fortë mafia.

MË TEPËR

Kryesore18 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore1 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook