Mix
Charlize Theron ka nisur një romancë të re

Charlize Theron thuhet se është në lidhje me modelin Alex Dimitrijevic. Pasi u filmuan të kapur për dore gjatë fundjavës, Us Weekly raportoi se të dy kanë nisur takimet për “disa muaj” dhe “e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin”.
Një burim tha: Marrëdhënia e tyre është ende në “fazat e hershme”. Megjithatë, Dimitrijevic është “një djalë shumë i qetë dhe Charlize-s e pëlqen këtë”.

Aktorja e “Bombshell” u pa duke u kapur për dore me të dashurin e saj të ri gjatë një takimi dreke në Los Angeles. Kujtojmë se Dimitrijevic është një model i njohur.
Lidhja e fundit e njohur e yllit të “Atomic Blonde” ishte me Sean Penn. Ata e nisën lidhjen nga viti 2013 deri në vitin 2015. Aktorja gjithashtu ka pasur lidhje me Stuart Townsend pasi u takuan në xhirimet e filmit të tyre të vitit 2002 “Trapped”. Lidhja e tyre përfundoi në vitin 2010.