Lidhu me ne

Mix

Bill O’Reilly: 70 përqind e amerikanëve mendojnë se Joe Biden po bën një punë të keqe

Gazetari Bill O’Reilly: 70 përqind e amerikanëve mendojnë

Ikona e konservatorizmit amerikan, gazetari dhe komentatori, Bill O’Reilly, ka dhënë sërish një intervistë tek Robert Papa, ku ka folur për ish presidentin Doanld Turmp dhe Presindetin Joe Biden.

Gjatë intervistës së tij, gazetari është shprehur se 60përqind e amerikanëve mendojnë se Biden po bën një punë të keqe.

Sipas O’Reillyt, Biden ka probleme me politikën e jashtme dhe po bëhet gjithnjë e më i dobët.

“Ka shans kundër Trumpit se atë e urrejnë shumë njerëz. Për 6 muaj do të ndodhin shumë gjëra. Nuk do të jenë muaj të mirë për Bajdenin. 60% e amerikanëve mendojnë se ai po bën punë të keqe, pas 6 muajsh do të jenë 70%. Ka probleme në politikën e jashtme; është i dobët dhe po bëhet akoma më i dobët. Gjërat nuk do të bëhen më mirë këtë vit këtu. Asgjë nuk po shkon mirë për Bajdenin”, tha gazetari.

Ndër të tjera, komentatori O’Reilly, është shprehur se Trump dhe Biden nuk duan debatet dhe se gjithçka do të shihet tek sondazhet. Nga ana tejëtr thekson se DeSantis ka mbledhur shumë para.

Trumpi është edhe djalë i çuditshëm. Ai do të jetë miqësor te “CNN”, ndërsa menaxhmenti i “Fox Neës”, mbështesin DeSantisin. Trampi po shkon te rivalët e “CNN”-it. Kjo është gjë e zgjuar. “CNN” do ngrihet pak, por duhen një tufë talentesh. Ata nuk konkurrojnë dot, Andersob Kuper? Edhe për sa vite do ta mbajnë në ekran? Askush nuk shikon. Xhek Klaper? Askush nuk e shikon edhe sikur një gozilla ta ndjekë nga pas nëpër studio, asnjë s’ka për ta parë.

Jemi mes majit. Edhe 3 muaj për Primaret. Trumpi s’do të shkojë në debate. Bajden s’ka për të bërë debat. Është një lëvizje në “poll”-e dhe është lart, por “poll”-et mund të ndryshojnë shpejt.

DeSantis ka mbledhur shumë para. Ende nuk ka mbaruar për Trumpin”, është shprehur ai.

Intervista e plotë e Bill O’Reilly

“TV Neës” po vdes, e majta liberale kontrollon netuorket kryesore

-“CNN” më pak shikues se kanali i fëmijëve “Nikolodian”

Robert Papa: Përshëndetje dhe faleminderit që jeni përsëri në “Focus”. Tramp shkon te “CNN”, “Fox News” nuk e do si president. A kam të drejtë?

Bill O’Reilly: Po, Robert! Ai po manipulonte mediat. E di se pas kësaj do të vijë një kaos. Ai e do median kaotike. E lehtë për Trampin, gazetarja 31-vjeçare, Kollen, e “CNN”, nuk ka asnjë mundësi që ajo të kontrollojë Trampin.

Tramp do të bëjë çfarë të dojë për këtë “toën hool”, sado që të zgjasë.

“CNN” përfiton se nuk mund të bjerë më poshtë sa ka rënë. Do të marrë njerëzit e Trampit dhe ata që janë kuriozë. Ndërkohë, “Fox News” po shkon poshtë. Tramp e bën që të ngacmojë “Fox Neës”-in.

Pronarët e “Fox News” nuk duan Trampin, por duan DeSantisin. E drejta e tyre. Trampi nuk është i lumtur me “Fox News”.

Robert Papa: Uokizmi, shteti brenda shetit, Blinken që gënjen në senat, djali i Sorosit, 15 herë në Shtëpinë e Bardhë. Ç’po ngjet?

Bill O’Reilly: Djali i Sorosit që drejton Fondacionin, vizitoi disa herë Shtëpinë e Bardhë dhe kjo solli shqetësime se Xhorxh Soros është nga ekstremi tejet i majtë. Pse po i jepet akses këtij fondacioni?

Nuk takoi Bajdenin, por shefin e kabinetit. Amerikanët nuk dinë se ç’po ndodh aty dhe çfarë kanë disktuar?

Robert Papa: Për ne vendet e vogla ish-komuniste, ambasadorët janë fytyra e Amerikës, por së fundmi, mbështesin LGBT në vendet muslimane dhe gjetkë, dhe nuk mbështesin anti-komunistët dhe nacionalistët në Shqipëri. Pse është aq ultraliberal Departmenti i Shtetit?

Bill O’Reilly: Departamenti i Shtetit është një burokraci e madhe. Ambasadorët janë emëruar se kanë dhënë para te çdo administratë që është në fuqi. Nuk janë politikanë pa të kaluar në shkencat politike. Janë donatorë dhe shpërblehen me karrige. Kjo nga Roma, Londra e deri te vendi juaj. Vijnë aty dhe nuk e kuptojnë dinamikën se ç’po ndodh. Disa janë më të zgjuar se të tjerët. Marrin urdhra nga Sekretari i Shtetit, Blinken. Ai u thotë, tako këtë ose atë person dhe çfarë t’ju thonë. Këtë punë bëjnë ambasadorët.

Robert Papa: Ju jeni i vetmi që flisni për uokizmin dhe ç’po ngjet me luftën amerikane së fundmi me rastin në Viskonsin, ku nuk do të kemi emërtime djalë dhe vajzë në shkollë. Ndërkohë, edhe FBI-ja po politizohet shumë. Amerika nuk është më si dikur. A kam të drejtë ta them këtë?

Bill O’Reilly: Uokistët, progresistët, po orvaten të krijojnë një botë të re “trimash”. Nuk di se sa po ngjet edhe në Europë me këtë gradë sa këtu. Një i ri i pjekur mund të vendosë për gjininë e tij. Paguan dhe teknologjia është aty.

Robert Papa: Por jo për një fëmijë në shkollë.

Bill O’Reilly: Aty bëhet skandaloze. Në Amerikë gjithkush kërkon lumturinë siç e do, por mos i thuaj fëmijës tim në klasën e tretë, i cili quhet Xhek, që duhet të veshësh fustan.

Çmenduri! Në Florida ka ligj që e ndalon, si edhe gjetkë, por në Nju Jork e Kaliforni janë shtete liberale.

Shumica e popullit amerikan nuk e mbështet këtë çmenduri. Sa për pyetjen për FBI-në, korrupsioni ka nisur me Huverin, sepse ka pasur shumë pushtet.

FBI-ja përgjonte, jo vetëm armiqtë, por ndaj poltikanëve tanë.

FDR e ndihmoi shumë Huverin gjatë luftës se duhet të njihnin spiunët gjermanë dhe japonezë.

Huver po përgjonte gjithkënd. Kenedin, Xhonsonin, mbase jo Ajzenhaurin. Kishte aq dosje, sa nuk e hiqnin dot. Ishte monstër korrupsioni dhe FBI-ja nuk i ka ikur dot korruptimit. Vazhdon ende.

Agjentët, janë më të mirët në botë. Kur vendet e huaja kanë probleme, duan agjentët e FBI-së t’i ndihmojnë. Agjentët janë shumë të mirë, të trajnuar. Menaxhmenti në Uashington DC, trashëgimtarët e Huverit, kanë luajtur lojëra politike gjithmonë.

Robert Papa: Çfarë po ndodh me Partinë Republikane?

Trumpi duket se ka më shumë vota se të tjerët për Primaret, por nuk pranon të jetë në debatet e Primareve? Ai po shkon te “CNN”. A ka ndonjë shans për Desantisin?

Bill O’Reilly: Trampi është edhe djalë i çuditshëm. Ai do të jetë miqësor te “CNN”, ndërsa menaxhmenti i “Fox Neës”, mbështesin DeSantisin. Trampi po shkon te rivalët e “CNN”-it. Kjo është gjë e zgjuar. “CNN” do ngrihet pak, por duhen një tufë talentesh. Ata nuk konkurrojnë dot, Andersob Kuper? Edhe për sa vite do ta mbajnë në ekran? Askush nuk shikon. Xhek Klaper? Askush nuk e shikon edhe sikur një gozilla ta ndjekë nga pas nëpër studio, asnjë s’ka për ta parë.

Jemi mes majit. Edhe 3 muaj për Primaret. Trumpi s’do të shkojë në debate. Bajden s’ka për të bërë debat. Është një lëvizje në “poll”-e dhe është lart, por “poll”-et mund të ndryshojnë shpejt.

DeSantis ka mbledhur shumë para. Ende nuk ka mbaruar për Trumpin.

Robert Papa: “Fox News” ka ndërruar. Nuk është më ashtu si kur ishit ju. A po vdes “TV News”?

Bill O’Reilly: Po humbin shikues se njerëzit po marrin lajmet nga kontraktorë të pavarur si unë. Unë ndiqem kudo, tashmë është e lehtë. Kabllorët në Amerikë janë të mërzitshëm. Unë përpiqem të mos jem. Ju japim shumë informacion. Lajmet e netuorkeve kabllore janë nën trysni. Kanë bërë gabime. Netuorket kanë mbaruar me kohë. Një botë e ndryshuar.

Robert Papa: Bëtë një koment të mirë për Piter Xhenings. Dua t’ju falënderoj. Një emër i madh.

Bill O’Reilly: Kam mësuar shumë kur punoja për ata te “ABC”. Qe një proces për të shkuar në një pozitë, për të analizuar lajmin në menyrë të përgjegjshme. Ai ishte liberal, por nuk e tregonte. Kishim debate plot mes nesh. Nuk qe i çmendur majtas, por i përgjegjshëm. Unë jam më shumë tradicional. Ai respektonte shikimin tim dhe unë pikëpamjet e tij. Ka qenë nga gazetarët më të mirë që ka jetuar ndonjëherë.

Robert Papa: Ka shumë uokizëm në kolegjet këtu. Unë e di se kam qenë në kolegj këtu. Pyet një nxënës se çfarë di për Xhorxh Uashingtonin dhe thotë: pronar skllevërish. Për mua është e çuditshme. A është e drejtë kjo?

Bill O’Rreilly: Nuk është ashtu siç portretizohet. Uashingtoni, Linkolni l, janë heronj. Xheferson skicoi lirinë tonë, por pronar skllevërish, një skllavërit lindi fëmijët e tij. Duhet t’i shikoni në mënyrë realiste këta burra. Njerëzit vendosin vetë mes të mirave dhe të këqijave. Ai që e quan vetëm si pronar skllevërish, ai ishte i çmendur. Mos u merr fare me atë, Robert.

Robert Papa: Bajden po shpenzon 400 miliardë dollarë për revolucionin e gjelbër dhe kërkon 1 miliard nga Uoll Street për fushatën. A ka ndonjë shans të fitojë?

Bill O’Reilly: Ka shans kundër Trumpit se atë e urrejnë shumë njerëz. Për 6 muaj do të ndodhin shumë gjëra. Nuk do të jenë muaj të mirë për Bajdenin. 60% e amerikanëve mendojnë se ai po bën punë të keqe, pas 6 muajsh do të jenë 70%. Ka probleme në politikën e jashtme; është i dobët dhe po bëhet akoma më i dobët. Gjërat nuk do të bëhen më mirë këtë vit këtu. Asgjë nuk po shkon mirë për Bajdenin.

Robert Papa: Pashë tri intervista të Trampit te “Fox Neës”, m’u duk i dobët…?

Bill O’Reilly: Trumpi i dobët?!

Robert Papa: Intervistat, mungon “polici i madh” i “Fox News”, O’Reilly?

Bill O’Reilly: Nuk kritikoj kolegët. Tramp është Tramp. Pata një darkë para dy javësh në Florida. Ai nuk do të ndryshojë kurrë.

Është fiksuar me zgjedhjet e vjedhura, por në 4 vitet që drejtoi amerikanët prosperuan.

Shumë nuk i besojnë se nuk pëlqejnë stilin e tij, sidomos gratë dhe do të jetë problem. Nuk bëj dot parashikime.

Robert Papa: A mund t’i thoni presidentit Trump se shqiptaro-amerikanët mund ta bëjnë president. Në Miçigan ai humbi me 11 mijë vota, janë mbi 200 mijë shqiptaro-amerikanë atje.

Bill O’Reilly: Njerëzit që kanë ardhur nga Europa ish-komuniste dhe Amerika Qendrore, kanë më shumë respekt për mundësitë që ofron Amerika, sepse e krahasojnë me atë ku kanë jetuar. Njerëzit e ardhur rishtazi, sidomos njerëzit e arsimuar, janë më tradicionalë dhe nuk votojnë Uoke.

Robert Papa: Unë e di se çfarë është socializmi. Kur dëgjoj uokizmi, teoria raciale kritike, ndërgjegjja klasore, më duket se jam në gjimnaz. Ky është marksizëm, ju e quani uokizëm në SHBA.

Bill O’Reilly: Shqiptarët dinë shumë për marksizmin. Trend i çmendur. Shpresojmë të zhduket sa më shpejt. Robert, të falënderoj që më ftove në emision. Përshëndes gjithë shikuesit e tu. Do të bëjmë një intervistë tjetër nga fundi i vitit, diku nga nëntori.

Robert Papa: Nder i madh për mua të kem përsëri ikonën O’Reilly në “Focus”, Sir!

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore1 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar1 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix2 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet2 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore6 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix6 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix6 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook