Radar
Manjani: Në shoqëritë moniste duhet një fajtor që të marrë përsipër mëkatin kolektiv

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit, ku Partia Socialiste fitoi në shumicën e bashkive. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ai shkroi se në shoqëritë moniste dhe të narkoshtetit, fajtori kërkohet në publik.
POSTIMI I PLOTË:
Në të gjitha shoqëritë moniste dhe të narkoshtetit kërkohet fajtori në publik. Duhet një fajtor që të marrë përsipër mëkatin kolektiv.
Dhe fajin e ka gjithmonë i pamunduri, i dobëti, duarlidhuri, i vdekuri e viktima. Fajin gjithmonë e ka ai/ajo që flet, jo ai që bën gjëmën.
E mbani mend agjitacionin e propagandën? Shpalleshe fajtor pse thua ska qumësht në dyqan. Njësoj edhe sot, fajin e ka ai që flet! Ndërkohë ai që bën gjëma është legjitim…
Le që ç’them kot dhe unë agjitacioni e propaganda.
Ne kolektivisht bëjmë me faj edhe atë që sëmuret.
“Vetë e ka fajin që u sëmur”.
“Është ftohur, kot bën se ska gjë”…
****
Nejse, mos harroni:
Vetëm përpara!
Pak shpejt po deshët se mbaruan vendet në varreza.