Lidhu me ne

Radar

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte Shkodra, çdo gjë tjetër o dihej, o s’kishte fare rëndësi

Mbështeti publikisht kandidaturën e tij, kandidati socialist i Shkodrës flet për Luiz Ejlin: Gjendet gjithnjë një mënyrë për të kthyer nderin

Reldar Dedaj

Benet Beci rezultoi të ishte “asi nën mëngë” i kryeministrit Edi Rama për të fituar betejën e tij të fundit politike: Shkodrën. Në fakt, ky qytet verior ishte surpriza e vetme e këtyre zgjedhjeve, pasi çdo gjë tjetër o dihej, o s’kishte fare rëndësi.

Edi Rama, jo pa sforco, arriti që pas dy dekadash ta gjunjëzojë rezistencën e vetme historike anti-socialiste në Shqipëri. Tashmë, duke parë se çdo betejë është e fituar prej tij, askush nuk është në gjendje që të parashikojë më se çfarë basti tjetër ka kryeministri, Edi Rama. Si me historinë dhe si më vetveten.

Megjithatë, lajmin e fitores e kishte parashikuar vetëm pak orë më parë edhe Elisa Spiropali, drejtuese e fushatës së socialistëve në këtë qytet.

Shkodra është konsideruar prej tre dekadash si kështjella e pamposhtur e demokratëve. Sot, nuk mund të konsiderohet më e tillë. Benet Beci i PS-së kryeson me 60.19 % të votave dhe Bardh Spahia i koalicionit “Bashkë Fitojmë” renditet i dyti me 39.81%.

Parashikimi i ministres dhe njëkohësisht përgjegjëses për fushatën e socialistëve në Shkodër Elisa Spiropali doli i saktë.

Ajo pas përfundimit të numërimit në Kamëz – ku Rakip Suli, u shpall fitues në një bashki “të djathtë”, duke marrë mbi 60 % të votave – shkroi se Shkodra do të udhëhiqet nga i njëjti fat.

“Bardh, shiko Kamzën, merr frymë thellë dhe përgatitu”, ishin fjalët e Spiropalit drejtuar kryetarit aktual të bashkisë.

Por, kush është Benet Beci?

Ai është djali i një akademiku linguistik si Bahri Beci dhe vjen nga një familje e mirënjohur në Shkodër.

Në moshën 58-vjeçare dhe në kulmin e aftësive profesionale, Beci ka krijuar profilin e një teknicieni.

Në 35 vitet e tij të punës, Benet Beci ka mbuluar mjaft pozicione.

Sigurisht, më të rëndësishmet janë admininistrimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit si drejtor ekzekutiv dhe KESH si administrator ligjor.

Prej diçka më shumë se katër viteve, Beci ishte emëruar në krye të KESH sh.a kur pranoi propozimin e kryeministrit Rama për të drejtuar një tjetër institucion strategjik.

Që prej vitit 2005 Benet Beci ishte drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i krijuar në vitin 1993 me fonde të donatorëve të huaj me mision zbutjen e varfërisë në zonat rurale.

Beci e mori drejtimin e FSHZH-së në kohën kur portofoli i këtij institucioni ishte rreth 116 milionë Euro.

Gjatë drejtimit të tij ky portofol u rrit në më shumë se 480 milionë euro, ose 8 herë më shumë.

Nga viti në vit aktiviteti i FSHZH u zgjerua duke u transformuar nga një institucion me aktivitet kryesisht nëzonat rurale, në instrumentin më të besuar të donatorëve për investime në të gjithë territorin e vendit në infrastrukturë, turizëm, bashkëpunim ndërkufitar etj.

Donatorët e mëdhenj si Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka e Këshillit të Evropës, etj. i kanë besuar FSHZH projektet madhore të zhvillimit.

Rreth 20 projekte madhore dhe 2 mijë e 100 nënprojekte në funksion të zhvillimit të infrastrukturës, turizmit, kulturës janë realizuar me sukses gjatë këtyre 13 viteve.

Benet Beci ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë në vitin 1987, ato master në Administrim Biznesi me një temë mbi sistemin bankar në vitin 2003 dhe doktoraturën në vitin 2015 me një temë mbi zhvillimin rajonal.

Ai ka kryer edhe një sërë specializimesh të tjera brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në sistemin bankar dhe atë të mikrofinancës, analizës financiare e menaxhimit të riskut, por edhe mbi partneritetet publiko-private dhe inovacionet në qeverisje.

Gjatë karrierës së tij, Benet Becit i janë besuar detyra të rëndësishme sidomos në sistemin bankar ku ka pasur disa pozicione, nga të cilat më i spikaturi ka qenë ai i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Por Beci ka një përvojë të gjerë edhe në menaxhim financiar në institucione të Financimit Rural.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore1 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar1 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix2 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet2 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore6 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix6 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix6 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook