Radar
Agron Shehaj bën thirrje për votim: Do duhet të prisni 4 vite për një shans tjetër
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë.
Në një mesazh video në faqen e tij në Facebook, Shehaj shprehet se “do të duhet të prisni 4 vitë për një shans tjetër si ky i sotmi. Mos e humbisni këtë mundësi, votoni”.
Mesazhi i plotë:
Te dashur miq për katër vite vendosin të tjerët për ju sot vendosni ju për ata. Nëse mendoni se dikush e meriton të drejtojë, ose dikush e meriton të shkojë në shtëpi, dilni dhe votoni.
Do të duhet të prisni 4 vite për një shans tjetër si ky i sotmi. Mos e humbisni këtë mundësi. Votoni.