Lidhu me ne

Mix

Rita Ora flet për dasmën sekrete

Rita Ora ka zbuluar se dasma e saj me Taika Waititi u bë ‘sa hap e mbyll sytë’. Këngëtarja ka thënë se dasma e saj u realizua në vetëm “dy ose tre ditë”, por shtoi se kishte qenë “perfekt”.

Në janar, Rita më në fund konfirmoi zërat që qarkullonin prej muajsh që ajo dhe Taika ishin martuar në gusht të vitit të kaluar – dy muaj pasi u tha se i kishin bërë propozime martese njëri-tjetrit.

Rita – e cila më parë zbuloi se ajo dhe Taika kishin kaluar tre vjet e gjysmë si miq përpara se gjërat të bëheshin romantike –ka thënë në një intervistë për ‘Glamour UK’ se fillimisht kishin hezituar ta çonin miqësinë e tyre afatgjatë në një nivel tjetër, nga frika se mos e shkatërronin atë, por që nuk ka pasur “asnjëherë një moment të mërzitshëm” në marrëdhënie. “Ne ndihemi të qetë me njëri-tjetrin,” tha ajo.

Ajo zbuloi gjithashtu se si ishte planifikuar dasma “për dy-tre ditë”. “Nuk pati ndonjë propozim në gjunjë. Ishte më shumë si, ‘Unë dua të martohem me ty. Le ta bëjmë atë, “tha ajo. “Disa femra pëlqejnë të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… është shumë e drejtuar nga vëmendja – doja ta mbaja private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë private. Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi e ndoqën celebrimin përmes Zoom”.

Rita Ora

Teksa Rita nuk ka publikuar asnjë fotografi nga dita e madhe, ajo e përshkroi fustanin e saj ‘të pabesueshëm’ të realizuar nga Tom Ford si një fustan të bardhë, dantelle, me një vello të gjatë që prekte dyshemenë.

Rita – e cila nuk i tha asnjë prej miqve të saj se po martohej – zbuloi se mund të organizojë një dasmë të madhe për të gjithë të dashurit e tyre më vonë.

Çifti u raportua se kishte filluar lidhjen në mars 2021, pasi ajo shkoi në Australi për të punuar si anëtare jurie në The Voice, me Taika që më parë tregoi se si u takuan për herë të parë vite më parë në një festë të Robert Pattinson.

Glamour UK

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar9 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix10 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook