Lidhu me ne

Radar

Rama ‘mahnitet’ nga oratoria e Rakip Sulit: I vetmi që e kam zili, flet më gjatë së unë


Kryeministri Rama është ‘mahnitur’ nga oratoria e kryebashkiakut të Kamzës Rakip Suli i cili rikandidon për t’u zgjedhur më 14 maj.

Gjatë fjalës para mbështetësve të PS-së në mitingun përmbyllës për këtë bashki, Rama tha se ‘Suli është i vetmi orator që ka zili’.

Kreu i qeverisë thaseKamza ka ndryshuar katërcipërisht që kur bashkinë e morën ta drejtojnë socialistët në zgjedhjet e vitit 2019.

“E vërteta është që Rakipi është i vetmi orator që unë kam zili. Sepse është i vetmi që flet më gjatë se unë. Por përtej shakasë do doja të thosha disa fjalë dhe me lejen e çunave atje. Ato duan të më mbushin mendjen të votoj për Rakipin, unë jam në Tironë votues jo në Kamëz. Dua të them disa gjëra, e përsëris, jo për ju, as për ata që ndryshimin e Kamzës e kanë parë dhe prekur përditë. Por për shumë të tjerë, që duhet të shohin e të kuptojnë diçka thelbësore që është kuptuar katërcipërisht në Kamëz. Flas për vlerën e votës. Kamza është drejtuar nga të tjerët qysh nga viti 1992, deri në vitin 2019 kur Bashkia e Kamzës nuk pati garë sepse ata u tërhoqën dhe bashkinë e Kamzës filluam ta drejtojmë ne me Rakipin.” – tha ndër të tjera Rama.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar7 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix10 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix10 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix10 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix10 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar10 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix10 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix11 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix11 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook