Mix
Këngëtari Jimmie Allen paditet për abuzim seksual

Këngëtari i muzikës Country Jimmie Allen dhe ish-firma e tij e menaxhimit janë paditur nga ish-menaxheri i tij për sulm dhe abuzim seksual.
Sipas Variety, gruaja emri i së cilës nuk përmendet e listoi disa herë Allen, 37 vjeç, se e ka përdhunuar dhe abuzuar seksualisht me të gjatë një periudhe 18-mujore kur ajo punonte për ekipin e këngëtarit.
Gruaja ka rrëfyer me detaje ngacmimet e përsëritura seksuale që ka pësuar dhe situatat në të cilat dyshohet se kanë ndodhur.
Allen i mohoi akuzat në një deklaratë dhe tha se marrëdhënia e tij me gruan ishte konsensuale.
E pranoj se patëm një marrëdhënie seksuale që zgjati pothuajse dy vjet.
Gjatë kësaj kohe ajo nuk më akuzoi kurrë për ndonjë gjë të keqe dhe ka folur për marrëdhënien dhe miqësinë tonë si diçka që donte të vazhdonte.
Pas shpalljes së padisë, këngëtari u pezullua nga labeli i tij Stoney Creek Records, në pronësi të BBR Music Group, dhe u hoq nga formacioni në festivalin e këtij viti të muzikës country CMA Fest.