Lidhu me ne

Mix

Robert Waldinger: Lumturia varet nga ajo që na mungon

Nga Aser García Rada

Psikiatri Robert Waldinger praktikon atë që predikon. Si drejtor i Studimit për Zhvillimin e të Rriturve në Universitetin e Harvardit, një nga studimet më të gjata se si të jetosh një jetë të shëndetshme, të lumtur dhe plot qëllime, ai di se si të zbatojë “ilaçin e tij”, dhe atë e tregon  me dashamirësi.

Aktualisht ai po promovon librin e tij të ri “Jeta e mirë:Leksione nga studimi më i gjatë mbi lumturinë e botës”, një libër i bashkë-shkruar me Marc Schulz, drejtori i asociuar i këtij studimi, që zbulon gjetjet kryesore të Studimit të Harvardit për Zhvillimin e të Rriturve, i cili po vazhdon prej 85 vitesh, dhe ka arritur të bëjë zbulime, të cilat kanë habitur edhe vetë studiuesit.

Paraardhësit e Waldinger e nisën studimin në vitin 1939 me 2 investigime të pavarura. Njëri  shqyrtoi 268 studentë të Harvardit – mes tyre John F.Kennedy – dhe tjetri 456 adoleshentë nga lagjet e margjinalizuara të Bostonit. Të gjithë pjesëmarrësit ishin meshkuj dhe të bardhë. Gjatë rrjedhës së studimit, studiuesit panë që ata burra të rriten dhe të vdesin, dhe me kalimin e kohës përfshinë  në studim fëmijët dhe partnerët e tyre. Waldinger është tashmë drejtori i katërt i këtij studimi. Ai jeton në Boston me gruan e tij, me të cilën është martuar prej 37 vitesh. Dikur donte të bëhej aktor, por e kishte të vështirë të përballej me kritikat negative.

Profesor, çfarë është lumturia për ju?

Për mua është përfshirja në aktivitete kuptimplota, dhe të qenit i lidhur me njerëzit që më interesojnë dhe që kujdesen për mua.

A ndryshojnë perceptimet e lumturisë midis njerëzve të ndryshëm?

Ajo që ne e quajmë lumturi varet nga ajo që kemi nevojë. Pra, nëse keni pasur një jetë shumë të trazuar, ndoshta për ju lumturia është stabiliteti. Nëse keni pasur deri dje një jetë shumë të mërzitshme, ndoshta për ju lumturi janë ngjarjet që ju ngrenë adrenalinën. Pra, lumturia varet pjesërisht nga ajo që mendojmë se na mungon.

Por studimi sugjeron se lumturia ndahet në 2 kategori. E para është ajo hedoniste:A po ia kaloj mirë tani? A po e shijoj këtë filxhan kafe që po pi tani? Tjetra është mirëqenia eudemonike siç e përcaktonte Aristoteli. Ajo ka të bëjë me ndjenjën se jeta është kuptimplote, se ajo ia vlen.

A ka ndonjë dallim në mënyrën se si burrat dhe gratë e ndjejnë lumturinë, apo njerëzit e moshave të ndryshme?

Nuk mendoj se femrat dhe meshkujt janë të ndryshëm. Po ashtu, nuk mendoj se ka dallime midis grupmoshave. Ajo që dimë, është se të gjithë duan diçka nga të dyja llojet e lumturisë. Të gjithë e duan një kënaqësi momentale, dhe askush nuk dëshiron të ndiejë se jeta e tij nuk ka kuptim.

Por ne e bëjmë një lloj lumturie prioritet në varësi të mënyrës se si jemi, dhe ndoshta në varësi të fazave të jetës sonë. Ne mendojmë se shumë adoleshentë duan më shumë mirëqenie hedonistike. Por nuk jam i sigurt për këtë. Ajo që di është se të dy llojet e mirëqenies janë të rëndësishme për shumicën e njerëzve, por në shkallë të ndryshme.

Ju e vini theksin tek rëndësia e marrëdhënieve sociale. Po si mund të arrihet kjo në një epokë të karakterizuar nga vetmia dhe marrëdhëniet jo tradicionale?

Nuk keni nevojë të jeni në çift apo në një lidhje romantike për të marrë përfitimet nga raportet sociale. Faktori kryesor është ngrohtësia e lidhjes, nga ndjenja e përkatësisë dhe ajo  e ndërveprimit social pozitiv. Dhe ne marrim një pjesë të këtij përfitimi nga takimet miqësore me kamarierin apo banakierin kur e pini kafen çdo ditë apo nga postieri që ju sjell postën. Dhe sigurisht, nga miqtë, të afërmit. Unë mendoj se në SHBA, rreth 30 për qind e njerëzve jetojnë vetëm. Por shumë nga ata njerëz janë shumë të lumtur. Ata nuk kanë një partner romantik, por kanë marrëdhënie që u ofrojnë atë për të cilën kanë nevojë.

Ju gjithashtu theksoni se bujaria, kurioziteti dhe fleksibiliteti për t’u përshtatur me ndryshimet janë të lidhura me lumturinë, gjëra që disa njerëz mund t’i konsiderojnë naive…

Shumë studime serioze kanë treguar se bujaria i bën njerëzit më të lumtur. Po ashtu të gjitha urtësitë dhe traditat fetare – unë praktikoj filozofinë Zen dhe Budizmin – flasin vazhdimisht për mirësinë dhe bujarinë. Për shekuj me radhë, njerëzit e kanë kuptuar se në fakt funksionon kështu. Ndërkohë njerëzit që janë më të përqendruar tek vetja, janë më pak të lumtur.

Po në lidhje me spiritualitetin apo besimet fetare?

Në studime të këtij lloji, kur krahasojmë njerëzit me apo pa besime fetare dhe shpirtërore, njëri grup nuk është më i lumtur se sa tjetri. Njerëzit që e thanë këtë, iu duk ngushëlluese në kohë të vështira, por mesatarisht nuk ishin më të lumtur se të tjerët.

Si ka ndikuar në jetën tuaj udhëheqja e këtij studimi?

Më ka frymëzuar t’i kushtoj më shumë vëmendje marrëdhënieve të mia. Unë jam profesor, mund të punoja gjatë gjithë kohës, duke lexuar, shkruar. Fillova t’i kushtoj më shumë vëmendje qëndrimit në kontakt me miqtë, madje edhe gjatë pandemisë. Pra jam përpjekur të të praktikoj atë që u predikoj të tjerëve.

Marrë me shkurtime nga “El País”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook