Lidhu me ne

Radar

Rama del në mbështetje të Erdogan për zgjedhjet presidencial e të 14 majit në Turqi

Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbështetje të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në datën 14 maj, në të njëjtën ditë kur vendi ynë mban zgjedhjet vendore.

Përmes një videomesazhi Rama thotë se populli turk do të duhet të dijë më së miri të zgjedhë qeverisjen e tyre të ardhshme, por nuk kursen fjalët e mëdha për mikun e tij, presidentin Erdogan.

Rama kujton edhe kohët e vështira përmes të cilave ka kaluar politika në Turqi, duke thënë se kundërshtarët e Erdogan kanë vënë në dyshim integritetin e institucioneve por edhe vetë jetën e Erdogan.

Kreu i qeverisë shqiptare nuk harron të përmendë ndihmën që Turqia i ka dhënë vendit tonë, ndërsa thotë se bota sot ndodhet në një moment të paparashikueshëm, ku më tepër se kurrë nevojitet një Turqi e papërkulshme.

Mesazhi i plotë:

Turqia është përpara një zgjedhjeje me rëndësi të madhe, jo vetëm për popullin dhe kombin turk, por edhe për Ballkanin dhe Europën. Është padiskutim detyra e qytetarëve të Republikës së Turqisë të zgjedhin liderin dhe qeverinë që duan. Askush nuk mund dhe nuk di ta bëjë këtë më mirë se ata. Por në respekt të secilit dhe secilës prej tyre unë dua të shpreh konsideratën më të lartë për presidentin Erdogan. Vizioni, kurajoja, vullneti dhe puna e palodhur e të cilit e ktheu në sytë e krejt botës Turqinë, në shembullin e një transformimi fantastik. Fuqizimi shembullor i Turqisë dhe krijimi i një vetëdije të re te forca e kombit dhe shtetit turk, nuk sollën vetëm plot të mira për Turqinë dhe popullin e saj, por krijuan edhe vështirësi të mëdha, kundërshti tejet të fortë. Të cilat kulmuan me vënien deri në pikëpyetje të integritetit, të institucioneve legjitime të Turqisë.

Madje edhe vetë jetës së presidentit Erdogan. Unë e di se presidenti Erdogan ka kritikë të fortë, ashtu siç ka edhe mbështetës tejet pasionantë, dhe me siguri të dyja palët kanë arsyet e tyre legjitime, për të cilat sot Turqia po zhvillon një ballafaqim shumë të zjarrtë. Unë dua vetëm t’ju them të gjithëve, se në kohë kaq të vështira, jo vetëm për Turqinë, por për Europën dhe mbarë botën, eksperienca dhe karakteri i presidentit të Republikës së Turqisë, roli i tij për lehtësimin e barrës së madhe të konfliktit në Ukrainë mbi rrugët e furnizimit me grurë të shumë vendeve të rrezikuara nga pesha e atij konflikti. Apo pesha e gjykimit të tij në përballje me vatrat kërcënuese të terrorizimit, janë një aset tepër i çmuar për të mos u marrë parasysh nga të gjithë ata që të dielën e ardhshme do të vendosin për drejtimin që do të marrë Turqia. Për Shqipërinë dhe shqiptarët presidenti Erdoan është një mik i mirë i ditëve më të vështira. Që nga dita e vendimit për njohjen e Kosovës si shtet, që Turqia ishte e para e cila e deklaroi sapo Kuvendi i Kosovës shpalli Republikën, te tragjedia e tërmetit në Shqipëri, kur Turqia mbështeti qindra familje të prekura shqiptare me ndërtimin e shtëpive të reja, apo mundësimi i vaksinave kundër virusit vdekjeprurrës, kur të tjerët ishin shumë të zënë me hallin e tyre.

Për mua personalisht, presidenti Erdogan nuk është vetëm një mik i mirë në ditë të vështira, por edhe një lider politik shumë i veçantë, për faktin se thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Disa mendojnë se ai është i prerë dhe mbase kanë të drejtë, por mbase për këtë fazë të historisë së Turqisë, dhe në këtë botë kaq të paparashikueshme, mospërkulja është ajo që i është dashur dhe ende i duhet një vendi si Turqia. E cila në 14 maj do të vendosë mes vështirësisë për të vazhduar përpara dhe lehtësisë së kthimit mbrapa. Duke i uruar Turqisë dhe popullit turk të gjitha bekimet e zotit, uroj me gjithë zemër që qytetarët turq të kenë parasysh në zgjedhjen e tyre dhe rolin e pazëvendësueshëm të Republikës së Turqisë në ekuilibrat e brishtë të kësaj kohe të vështirë, për Ballkanin dhe për krejt Europën.

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

PËRGJIMET NË BURG: Erion Veliaj pyet Ajolën, ajo i konfirmon tensionet në grupin e PS

FotoMontazh: Etjen Xhafaj, Edi Rama, Ajola dhe Veliaj Përgjimet e dala nga dosja e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë nxjerr në...

Mix13 orë më herët

Batuta seksuale e James Corden për Judi Dench shkakton reagime të forta

Një koment seksual nga James Corden për aktoren 90-vjeçare, Judi Dench, shkaktoi siklet te njerëzit që morën pjesë në eventin e çmimeve...

Mix13 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Nëse ke ndjerë se gjithçka po ecën me ritme të ngadalta dhe se edhe aktivitetet më të thjeshta kërkojnë përpjekje...

Mix14 orë më herët

Çfarë është lumturia dhe pse e kërkojmë pa pushim?

Nga Julia Hasa -Psikologe e liҫensuar Klinike dhe Organizacione si dhe Konsulente Stafi pёr Mirёqёnien nё organizata. Njё ditё njё mik...

Mix14 orë më herët

Russell Brand tregon pse u divorcua nga këngëtarja Katy Perry

Russell Brand ka zbuluar, më në fund, arsyen e ndarjes nga Katy Perry. Gjatë podcast-it të tij Stay Free with...

Mix16 orë më herët

Këto janë ushqimet që na ndihmojnë të djegim dhjamin rreth barkut

Edhe nëse një person nuk peshon më shumë se sa parashikohet në bazë të llojit të trupit të tij, ekziston...

Radar16 orë më herët

Berishës i është hequr “non grata” nga SHBA. Nuk e dini ju, po ku jetoni more?

Belind Këlliçi ka thënë gjatë një interviste televizive se “non grata” e SHBA-së për Sali Berishën është hequr, madje ai...

Mix17 orë më herët

Cila është koha më e mirë për të pirë kafe?

Të shijosh një ekspres në mëngjes sapo zgjohesh, qoftë në shtëpi gjatë mëngjesit apo në bar përpara se të hysh...

Mix18 orë më herët

Ushqimet më të mira për trurin që ju ndihmojnë me përqendrimin

Fjalë të shumta rreth ushqimeve dhe suplementeve që thonë se ato mund të bëjnë gjithçka për shëndetin tuaj që nga...

Mix18 orë më herët

Tensioni i lartë – Ja faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen

Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një...

Facebook