Lidhu me ne

Mix

Dashuri apo pëlqim? Ja se si mund ta kuptoni

Dashuri apo thjesht pëlqim? Ja se si mund ta zbuloni
Nëse ju kërkohet të rimendoni për ditët e universitetit, do të ketë të paktën një person me të cilin keni menduar se jeni dashuruar marrëzisht, por më vonë keni kuptuar se nuk ishte gjë tjetër veçse tërheqje. Kjo është diçka që ndodh pothuajse me të gjithë dhe bëhet e vështirë të bësh dallimin midis të dyjave.

Këtu janë disa mënyra që do t’ju ndihmojë të zbuloni nëse është dashuri apo thjesht tërheqje dhe që do t’ju shpëtojnë nga mundimet e panevojshme.

Dashuria, në shikim të parë, është një mit

Ndërsa disa prej jush mund të mos jenë dakort, e vërteta është se ajo që njohim si dashuri me shikim të parë, është thjesht tërheqje.

Shikojeni në këtë mënyrë. Cila është gjëja e parë që shihni te një person? Duhet të jetë pamja e tij ose e saj. Dhe pamja nuk mund të jetë një kriter për të rënë në dashuri. Pra, në shumicën e rasteve kur shihni një person dhe zemra juaj fillon të rrahë, është tërheqje. Dashuria kërkon kohë për t’u krijuar dhe nuk mund ta konsiderosh si dashuri një ndjenjë që ke duke parë një person një herë.

Dashuria është sinonim i kujdesit

Nëse vuajtjet e tjetrit nuk ju shqetësojnë, por ju pëlqen të jeni pranë tij, nuk është nevoja t’ju themi që nuk është gjë më shumë se tërheqje.

Dashuria kërkon kujdes dhe nëse kjo e fundit mungon, nuk ka shanse që të jeni të dashuruar me atë person, pavarësisht sa shpjegime të përsosura mund të ofroni

Ju mungojnë vetëm kur jeni vetëm

Nëse jeni jashtë me miqtë tuaj dhe personit juaj i veçantë nuk ju shkon fare në mendje dhe vetëm kur ktheheni vetëm në shtëpi pas një dite të gjatë ju mungojnë, është një tregues i qartë i tërheqjes.

Dashuria nuk pyet për kohën apo vendin. Nëse e doni një person, ai ose ajo është në mendjen tuaj gjatë gjithë kohës. Nëse e gjeni veten duke menduar për një person vetëm kur jeni vetëm ose kur jeni të mërzitur, duhet t’i mendoni ndjenjat tuaja një herë përpara se ta quani atë dashuri.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook