Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Varfëria nuk ka ardhur nga Zoti, por nga Rama që vjedh çdo ditë

Ky njeri ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë dhe tirania e varfërisë është nga format më të egra të tiranisë. John Kenedi thotë; se njëri nga  3 armiqtë më kryesorë të njeriut është vafëria.

berisha 5 1280x720 1 1280x720

Nga Berati, ku është ndalesa e radhës, ish kryeministri Sali Berisha kërkoi votën për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmmë”, Zija Ismailin.

Për Berishën, vota për ta është një votë për rikthimin e demokracisë. Ai hodhi një lumë akuzash në drejtim të kryeministri Edi Rama, duke thënë se ka të gjithë pushtetet në duart e tij, e ndërsa e ka bërë shkaktar kryesor për largimet nga vendi.

Sipas Berishës, Rama ka çuar vendin drejt varfërinë, për pasojë do duhet që të ndëshkohet me votë në 14 maj.

Nga jugu në veri, po fryn flladi i fitores, po fryn era e ndryshimit, po fryn rikthimi i demokracisë dhe rivendosja e pluralizmit. Ndaj dhe unë sot këtu nga Berati ftoj qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë, me 14 maj të votojnë për veten e tyre. Vota  për veten e tyre në bindjen time më absolute është ajo për ndryshimin e Beratit dhe Shqipërisë.

Është për ju ajo votë, është për qytetarin ajo votë, sepse votoni për rivendosjen e pluralizmit, votoni kundër pushtetit të të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, i cili edhe engjëll po të jetë, shndërrohet në djall, pa le kur ka rastisur djall imagjinoni se çfarë bëhet, siç është Edi Rama.

Vota për Zija Ismailin është votë për dinjitetin tuaj, për liritë tuaja. Sot ne jetojmë në një regjim ku çdo pushtet është përqendruar në dorën e një njeriu. Ky është tipari më thelbësor i të gjitha diktaturave. Ky njeri sot nuk ka kampe përqendrimi, skuadra pushkatimi, por ka në dorë darën e tmerrshme të varfërimit të shqiptarëve, duke i vjedhur ata dhe duke i përzënë çdo natë, ditë, javë e muaj nga vendi i tyre.

Ky njeri ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë dhe tirania e varfërisë është nga format më të egra të tiranisë. John Kenedi thotë; se njëri nga  3 armiqtë më kryesorë të njeriut është vafëria. I bën thirrje çdo qytetari të Beratit dhe Shqipërisë, a është sot më shumë se 10 vite më parë. Të pyesë veten, pse në këto 8 vite ikën mbi 1 mln shqiptarë nga Shqipëria, pse po boshatisen fshatrat dhe qytetet tona.

Me arsyetim të shëndoshë, kryesorë dhe mbi të gjitha është varfëria, e cila nuk vjen nga Zoti, nga natyra, por vjen nga robi qeveritar që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook