Lidhu me ne

Mix

Inception (2010) – Ndër filmat më të mirë të shekullit 21!

Inception (2010) - Ndër filmat më të mirë të shekullit 21!

Endërrat kanë qenë gjithmonë një objekt studimi i njerzëve, qysh nga antikiteti. Një prej besimeve më të përgjithshme në lidhje me to është se ato zgjasin diku 3 sekonda. Disa madje thonë që po të ëndërroje më shumë se 3 sekonda, mund të vdesësh. Përderisa vdekja është një skenar jo shumë i mundshëm, paramendo çfarë do të ndodhte sikur të ngujoheshe në një ëndërr për pesë minuta, një orë, ose dhjetë vite.

Mendja jote do të fërgohej sikur vezë të skuqura, derisa të shkërmoqëshe i tëri.

E kush do të donte të ngujohej në një ëndërr për kaq gjatë ? Epo, kjo varet edhe nga ajo se çfarë ëndërre do ishe duke parë! Kjo të paktën është përgjegjia, e cila në fakt tingëllon e arsyeshme, që Yusuf ia jep Ariadnes në film.

Endërrat si temë studimi prapa në vitin 2000 vendosi ti marrë edhe një prej regjisorëve më të mirë që ka bota momentalisht, Christopher Nolan, i cili njihet për kalimin e tij dalëngadalë nga filmat me buxhet të ulët, në disa nga “ Blockbusters “ më të mëdhenjë të shekullit. Mirëpo, duke marrë parasysh kompleksitetin e temës, Nolanit iu deshën diku 8-10 vite për ta kompletuar të gjithë skenarin e filmit. Të paktën kështu thuhet!

Leonardo DiCaprio luan personazhin Cobb, i cili është i specializuar në vjedhjen e ideve nëpërmjet ëndërrave, një formë vjedhjeje për të cilën ai gëzon reputacion, bashkë me partnerin e tij Arthur. Ngjarja fillon të bëhet më atraktive dhe njëkohësisht më sfiduese për ne publikun, atëherë kur Cobb merr një ofertë tunduese nga Saito, një biznesmen japonez që i kërkon atij të mos vjedhë një ide, por ta ngulisë një thellë në tru. Ideja është që personi që pranon idenë, të shkatërrojë perandorinë energjetike të të atit të tij, që ky së shpejti do e trashëgojë, në mënyrë që Saito të bëhet lideri në botë sa i përket korporatave energjetike.

Filmi hapet me një nga skenat më të mira hapëse në vitet e fundit. Qysh në fillim Nolan tenton të na marrë në botën e ëndërrave të tij, e mesa duket ato nuk përmbajnë njerëz duke fluturuar, seks, apo çdo gjë që njerëzit normalë realisht ëndërrojnë në jetët e përditshme. Skena hapëse demonstron mënyrën se si funksionon bota përmes ëndërrave, se si personazhet lidhen në ëndërra duke përdorur një paisje që ata e quajnë tjerrë, dhe një nga detajet më të rëndësishme: Kur vdes në ëndërr, zgjohesh në realitet.

Mirëpo e gjithë loja ndryshon kur tenton të mbjellësh një ide, e jo ta vjedhësh. Për ta realizuar këtë ekipi duhet të kalojë më shumë kohë në gjumë, që kërkon qetësues më të fortë, rreziqe më të mëdha, dhe një nga mënyrat më të thjeshta për të dalë nga ëndërra, vdekja, tanimë nuk funksionon në mënyrën që ka funksionuar më parë.

E kam të vështirë të vendos se cila skenë në fakt është më e mira në këtë film:

Skena hapëse madhështore që për 10 minuta të mban duke pyetur veten se çka dreqin është duke ndodhur, skena e përkuljes së Parisit që është një kryevepër vizuale, apo skena e rrahjes në korridor, e cila sado vështirë duket të besohet, përmban efekte kompjuterike në minimumin e saj.

I gjithë gjenialiteti i anatomive të këtyre skenave mund të tejkalohet vetëm nga skenari i përkryer i Nolan, që vazhdimisht jep detaje se si funksionon bota përbrenda ëndërrave, duke të mos lejuar për asnjë moment të largosh sytë nga ekrani. Ky film me të vërtetë nuk pushon asnjëherë. Inception është një film i çuditshëm gjithashtu. Edhe po të doje që t’ja bëje spoil një mikut, nuk do arrije të bëje shumë dëm. Nëse i tregon atij se si mbaron filmi, ai prapë nuk do dinte mënyrën se si gjithçka erdhi deri aty. Filmi është sikur një labirint i madh mendjesh, e ne shikuesit, jemi sikur Minotauri që tenton të gjejë zgjidhjen e saj, dhe rrugën drejt realitetit.

Christoper Nolan në të kaluarën e ka recikluar personazhin e Batman, duke krijuar filma tejet argëtues dhe rrëmbyes. Ai me Inception nuk reciklon asgjë, por në fakt krijon diçka të re, unike, të paparë ndonjëherë më parë.

Pak regjisorë në të ardhmen mesiguri do të tentojnë ta reciklojnë filmin Inception, por unë mendoj që kur ai e la këtë labirint, e ka humbur edhe hartën e rrugës së tij. Nota 5/5.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook