Lidhu me ne

Mix

Drithërues traileri i parë i “Dune – Part 2”


Pjesa e dytë e historisë epike-futuristike “Dune”, e risjellë në ekranin e madh nga regjisori i njohur Denis Villeneuve, mund të përshkruhet veç me një fjalë: Drithëruese!

Këtë përshtypje të paktën të japin pamjet e para të princit Paul Atreides, i sjellë në jetë nga aktori Timothee Chalamet, i cili përtej detyrës së madhe për të marrë hak mbi vrasjen e të atit dhe për t’u rikthyer në fron, ka edhe dy misione të veçanta: Fitimin e zemrës së Chani (Zendaya) dhe ngjitjen mbi krimbat e shkretëtirës, të cilët mund t’i japin avantazhin në dunat gjigante të fisit Fremen.

Të lehtë nuk do ta ketë megjithatë, kur në rolin antagonist shfaqet tanimë jo vetëm Baroni famëkeq Vladimir (Stellan Skarsgard) apo Glossu Rabban (Dave Bautista), por edhe i riu Feyd-Rautha (Austin Butler), të cilin për të parën herë e shohim tashmë me vetulla të rruara dhe një shikim vrastar karshi Paul-it.

Ajo çfarë ngjedh më shumë gjithsesi, janë aspektet vizuale dhe kinematografike, për të cilat mbi pjesën e parë të Dune, Villeneuve rroku edhe gjashtë çmime Oscar.

Performanca në “box office” nuk është e garantuar, duke parë se pjesa e parë e filmit nuk ndoqi trajektoren e menduar të fitimeve monetare, por mes kritikëve, është e padiskutueshme se suksesi është i pranishëm.

Villeneuve vetë në fakt, e ka quajtur “Dune” projektin e tij më ambicioz dhe me 2 minutat e 20 sekondat që shihen në trailer, ai vërteton se e ka seriozisht për të mbyllur në pikun e lartë historinë epike – ashtu edhe siç i ka hije nga novela e famshme e Frank Herbert.

Në adaptimet e mëparshme televizive apo kinematografike, ka pasur gjithnjë kundërshti sa i takon zhvillimit të pjesës së dytë, për shkak edhe të efekteve pamore të cunguara në kohë.

Ndërsa, nën regjinë e Villeneuve dhe me avancimin e teknologjisë, shpresa e madhe (duke marrë garancinë e një suksesi vizual), mbetet adaptimi i mirë i skriptit dhe ngjarjes, për t’i dhënë shikuesit drithërimat e premtuara që me filmin e parë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook