Lidhu me ne

Mix

10 fakte rreth Luftës së Dytë Botërore

Top 10 faktet e Luftës së Dytë Botërore

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shërbimi Britanik i Sigurisë ose MI5 kishin një program të quajtur sistemi Double XX. Ishte një sistem kundër-spiunazhi që mbështetej tek spiunët dhe agjentët e dyfishtë për të përhapur dezinformata.  Për shembull, agjenti Zigzag (ose Eddie Chapman) përhapi lajm të falsifikuar në Gjermani duke raportuar se bombat e tyre po godisnin objektivin e synuar, Londrën qendrore. Por në realitet, ata po gjuanin nga disa kilometra larg dhe e humbisnin cakun çdo herë. Për shkak të kësaj, gjermanët kurrë nuk e korrigjuan cakun e tyre dhe vazhduan të gjuajnë ashtu gjatë pjesës tjetër të luftës.

Një tjetër plan dezinformimi ishte Operacioni Mincemeat.  Britanikët falsifikuan dokumente të larta sekrete për një kufomë dhe e hodhën jashtë bregdetit të Spanjës. Kur komanda e lartë gjermane i gjetën ato dokumente ata u mashtruan duke besuar se forcat britanike planifikoi të pushtontonin Greqinë dhe Sardenjën dhe shpejt u zhvendos në përgjime.  Në realitet, qëllimi i synuar ishte Siçilia dhe Aleatët i zunë Fuqitë e Boshtit në befasi. Dhe ndërsa nazistët kishin probleme për ti identifikuar këta spiunë dhe agjentë të dyfishtë, sistemi Double XX i Britanisë ishte jashtëzakonisht i suksesshëm. Në fakt pas luftës, u zbulua se çdo agjent i vetëm që Gjermania dërgoi në Britani ishte kapur ose thjesht ishte dorëzuar. Përjashtimi i vetëm ishte një agjent që nuk u zbulua kurrë … sepse ai bëri vetëvrasje.

Një sasi e jashtëzakonshme e bombave janë hedhur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është vlerësuar se

Aleatët kanë gjuajtur 3.4 milion ton eksploziv në të gjithë Evropën dhe Azinë.  Kjo i bie rreth 27,000 ton për çdo muaj.  Ajo që është edhe më e frikshme është se diku midis 5-15% nuk ​​shpërthyen kurrë. Që do të thotë se ata janë akoma të varrosur poshtë këmbëve tona, duke pritur të shpërthejnë në çdo moment të caktuar. Vetëm në Gjermani zbulohen mbi 5500 bomba të pashpërthyera për çdo vit.

Gjatë muajve të fundit të luftës, njësia japoneze e tmerrshme e quajtur Njësia 731 ishte përgaditur për  një sulm biologjik në distanca të gjata në Shtetet e Bashkuara. Sulmi nuk kishte asnjë vlerë ushtarake por u pa si një përpjekje e fundit për të shkëputur SHBA nga pushtimi i Japonisë. Ata

e quajtën atë “Operation Cherry Blossom at Night”(“Operacioni lulet e qershisë natën”). Pesë nëndetëse duhej të dërgoheshin në të gjithë oqeanin Paqësor, secili duke mbajtur tre aeroplanët e ngarkuar me pleshtat e infektuar nga murtaja.  Nëndetëset atëherë do të dilnin në sipërfaqe afër bregdetit të San Diego-s dhe do të fillonin disa sulme kamikaze në qytet. Murtaja nga ana tjetër do të infektonte njerëzit në atë zonë dhe do ta vriste ngadalë popullsinë. Operacioni duhej të kryhej më 22 shtator 1945. Sidoqoftë, pasi SH.B.A.-ja përdori një armë po aq shkatërruese (bombën atomike) vetëm një muaj më parë, “Operacioni Lulet e Qershisë Natën” kurrë nuk u zhvillua. Në fund të luftës, Japonia dhe Rusia kurrë nuk nënshkruan një traktat zyrtar paqeje që i jepte fund armiqësive. Pra, midis tyre, Lufta e Dytë Botërore teknikisht vazhdon ende.

Fjala “nazi” ka origjinën nga fjala gjermane “Nationalsozialist”. Sidoqoftë kur Hitleri u bë udhëheqësi i grupit në vitin 1920 shkurtesa origjinale për Partinë Kombëtare Socialiste ishte Nasos ose thjesht NSDAP.  Por fjala Nazi rrjedh edhe nga një fjalë bavareze që do të thotë “me mendje të thjeshtë” ose “një person i marrë”.  Besohet se termi “nazi” u preferua më shume nga kundërshtarët me ç’rast fjala filloi të përdorej shumë më tepër në Gjermani gjithashtu.

Hetuesi më i suksesshëm gjerman i Luftës së Dytë Botërore ishte njeriu me emrin Hanns Scharff. Çfarë është interesante është se përkundër të gjitha gjërave të tmerrshme që ndodhën gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai asnjëherë nuk përdori teknika torturimi për marrjet në pyetje, i cili i respektonte dhe hiqej se ishte shoku i tyre. Hanns ishte i mirënjohur për marrjen e të burgosurve të tij në një shëtitje nëpër pyjet e afërta. Por ai nuk i përdori këto shëtitjet e natyrës si një kohë e duhur t’i drejtojë pyetje të drejtpërdrejta të burgosurve të tij që lidhen me ushtrinë, por përkundrazi mbështetej tek dëshira në rritje e të burgosurve për të folur me këdo jashtë robërisë së tyre të izoluar.  Duke vepruar kështu, të burgosurit shpesh zbulonin informacione të dobishme që Hanns ishte udhëzuar të merrte.  Shpesh pa e kuptuar ndonjëherë se ata e kishin bërë atë. Teknikat e tij ishin aq të suksesshme, saqë edhe pas përfundimit të luftës, ai mbajti leksione nëpër SHBA duke përfshirë edhe Pentagonin, në lidhje me strategjitë e tij të pazakonta të marrjes në pyetje. 

Në fillim të vitit 1940, nazistët filluan okupimin e tyre të Danimarkës për të lehtësuar një pushtim të planifikuar të objektivit strategjik më të rëndësishëm, Norvegjisë. Ndërsa qeveria Daneze ishte e papërgatitur dhe tejkaluar tej mase në krahasim me gjermanët, pushtimi zgjati vetëm disa orë derisa ata u detyruan të dorëzoheshin. Përkundër kësaj, Danimarka arriti të shpëtojë pothuajse tërë popullsinë e tyre hebreje. Më 1943 Hitleri urdhëroi që të gjithë hebrenjtë danezë të arrestohen dhe dëbohen. Kur lëvizja daneze e rezistencës dëgjoi këtë, ata arritën të evakuojnë fshehurazi 7,220 të 7,800 hebrenjve të Danimarkës në Suedinë e afërt neutrale.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte e vështirë për kompaninë e Coca-Cola në Gjermani që ta importonte shurupin e nevojshëm për të bërë Coca-Cola. Për ta tejkaluar këtë problem, kreu i Coca-Cola vendosi të krijojë një produkt të ri për tregun gjerman duke përdorur vetëm përbërës të disponueshëm në atë kohë. Pija e re u bë e njohur si “Fanta”. Emri është marrë nga fjala gjermane për imagjinatën: “Fantasie”. 

Kur Hitler vizitoi Parisin në 1940, francezët prenë kabllot e ashensorit në Kullën Eifel në mënyrë që nëse Hitleri dëshironte të hipte në majën e saj, ai do të duhej të ngjiste të gjitha 1,710 hapat më vete. Si rezultat i kësaj, Hitleri kurrë nuk u ngjit në Kullën Eifel dhe është thënë se Hitleri pushtoi Francën, por kurrë nuk e pushtoi Kullën Eifel.  Me mbarimin e luftës, Ushtria e Kuqe marshoi në Gjermaninë naziste dhe ra në një pamje të tmerrshme.  Gjatë katër viteve e gjysmë të ekzistencës së saj, 1.3 milion njerëz u dërguan në Aushvic. 1.1 milion prej tyre nuk do të largoheshin kurrë nga aty. Aktet e çnjerëzimit dhe mizorisë së kryer aty nuk mund të shprehen me fjalë.  Por për shumë prej atyre fatlumëve që u çliruan, makthi sapo kishte filluar. Të mbijetuarit femra ranë viktima të përdhunimit nga shpëtuesit e supozuar të tyre ndërsa përpiqeshin të ktheheshin në shtëpi.  Dhjetëra mijëra gra në të gjithë Evropën u dhunuan në mënyrë çnjerëzore deri në vdekje gjatë marshimit të Ushtrisë së Kuqe. Është bërë e njohur në mënyrë famëkeqe si Përdhunimi i Evropës.

Ata që arritën të kthehen në shtëpi me shpresën për të vazhduar jetën e tyre normale, ishin kthyer për ti gjetur shtëpitë e tyre ose të shkatërruara ose tani në pronësi të dikujt tjetër. Pa shtëpi, pa sende, pa para, dhe shumë pa të afërm apo miq pasi të gjithë ishin vrarë në luftë, do ta gjenin veten duke luftuar për të mbijetuar për shumë kohë pasi mbaroi lufta.

Gjatë luftës, në Aushvic kanë qenë në detyrë afro 7,000 anëtarë të SS-së gjermane. Vetëm 15% e të tyre ose u vranë ose u dënuan më vonë për krime lufte, si për shembull ashtu si komandanti i Aushvicit, i cili u kap në 1946 dhe më pas i varur në vitin 1947. Ata që arritën të shpëtojnë mund të shijonin një jetë mjaft të rehatshme në Gjermaninë e pasluftës. Disa madje arritën të shpëtonin nga Gjermania krejtësisht duke përdorur identitete të rreme, duke mos u përballur kështu asnjëherë me pasojat e krimeve që ata kishin kryer…

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook