Mix
Sopranoja afrikano-jugore Pretty Yende do të këndojë në kurorëzimin e Charles III

Sopranoja Pretty Yende do të këndojë më 6 maj para dhjetëra miliona shikuesve, me rastin e kurorëzimit të Charles III .
“Po numëroj orët, mezi pres”, thotë e entuziazmuar 38-vjeçarja afrikano-jugore që do të këndojë në Westminster Abbey, një krijim të kompozitorit britanik Sarah Class, Sacred Fire .
Pretty Yende ka qenë e kërkuar gjatë dhjetë viteve të fundit në mbarë botën, ndërsa kritikët vlerësojnë karizmën dhe timbrin e saj.
Është një ëndërr e realizuar, kam pasur ndoshta disa milionë spektatorë gjatë karrierës sime 22-vjeçare, por kështu, papritur, nuk më ka ndodhur kurrë.