Lidhu me ne

Mix

Si funksionojnë panelet diellore kur koha është me re?

Si funksionojnë panelet diellore kur koha është me re?

Panelet diellore prodhojnë energji edhe kur është me re, por ato janë më efikase në rrezet e diellit direkte.

Dielli është një burim i përballueshëm dhe i pastër energjie dhe panelet diellore na ndihmojnë ta shndërrojmë dritën e tij në energji elektrike për të furnizuar shtëpinë tonë. Megjithatë, ka shumë keqkuptime për këto pajisje, një prej të cilave është se ato nuk funksionojnë në periudha pa rrezet e diellit direkte.

“Paneli punon gjithmonë. Është vetëm një çështje se sa energji elektrike prodhon bazuar në sasinë e dritës në dispozicion”, tha James Fenton, drejtor i Qendrës së Energjisë Diellore në Florida. Ai shton se kjo do të thotë se prodhon energji elektrike edhe gjatë natës, pra kur ka të paktën pak dritë ambienti (rrugë, hënë e plotë etj.). Në këtë kohë të ditës do të shihni se prodhimi është afër zeros, por jo zero.

Por çfarë ndodh kur bie re apo shi? Le të shohim.

Sa energji elektrike prodhojnë panelet diellore kur është me re?

Panelet diellore do të prodhojnë energji elektrike për sa kohë që ka dritë për ta thithur atë. Kjo do të thotë se prodhimi vazhdon edhe kur është me re, kur bie shi, por edhe në momente pa rrezet e diellit direkte – sigurisht, jo me aq efikasitet sa në kushte ideale.

“Edhe kur është me re ose kur bie shi, ju do të merrni një sasi të caktuar të energjisë elektrike”, thotë Fenton.

“Kur është vërtet me re, panelet diellore do të prodhojnë gjysmën e energjisë elektrike që do të prodhonin në një ditë me diell.”

Nuk duhet të shqetësoheni as për shiun. Panelet diellore janë të papërshkueshëm nga uji dhe shiu në fakt do të ndihmojë në larjen e papastërtive të akumuluar, duke i bërë panelet të funksionojnë në mënyrë më efikase në mot të mirë.

Si të merrni energji elektrike gjatë natës duke përdorur panele diellore?

Siç thotë Fenton, prodhimi i energjisë elektrike gjatë natës bie afër zeros dhe pyetja është se si të furnizohet me energji elektrike gjatë natës nëse instaloni panele diellore. Megjithatë, ka një mënyrë.

Një nga mënyrat për të furnizuar me energji elektrike gjatë natës është përdorimi i baterisë. Energjia e tepërt e prodhuar që nuk konsumohet nga familja do të ngarkojë baterinë, e cila do të furnizojë familjen gjatë periudhave të prodhimit të ulët. Fatkeqësisht, bateritë e këtij lloji janë shumë të shtrenjta dhe mund të kushtojnë sa vetë panelet, në varësi të llojit dhe kapacitetit.

Megjithatë, nëse shtëpia ishte e lidhur me rrjetin elektrik përpara instalimit, ata që vendosin për panelet diellore nuk shkëputen domosdoshmërisht automatikisht. Me këtë sistem hibrid, nevojat e familjes për energji elektrike plotësohen ditën, ndërsa natën ato furnizohen nga rrjeti, pa pasur nevojë për blerje baterish.

Nëse panelet diellore janë diçka që po mendoni, sigurohuni që të hulumtoni se çfarë lloje të paneleve diellore ekzistojnë dhe pse ka rëndësi se cilin prej tyre zgjidhni.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Gatime12 minuta më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Radar21 minuta më herët

10 mistere amerikane për Gërdecin

Çdo 15 Mars media ofron detaje dhe fakte të përsëritura mbi dosjen ‘Gërdeci’. Fakte të stërthëna apo detaje të përzgjedhura...

Radar4 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix4 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix4 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix4 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar4 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet4 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore4 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Facebook