Lidhu me ne

Mix

Pastërmaja / Si ta përgatisni Mishin e Thatë

Si ta përgatisni Mishin e Thatë

Banorët e shumë prej zonave të thella malore të Shqipërisë e thajnë mishin e tyre të preferuar për ta pasur dhe përdorur si një traditë që trashëgohet prej shekujsh.

Pastërmaja mund të piqet në prush, ose mund të gatuhet me fasule e të hahet me turshi. Kjo është receta më e preferuar dimërore për çdo familje shqiptare.

Pastërmaja është shumë e shijshme, por ka edhe vlera ushqimore.

Zakonisht mishi thahet duke u kriposur, por në ditët e sotme, bashkë me kripën njerëzit zgjedhin edhe disa erëza për të shumëfishuar shijen.

Si të thani mishin në shtëpi

1. Zgjidhni mishin: Preferohet mishi i kafshëve të moshës mesatare dhe jo të dhjamosura.

2. Hiqni dhjamin dhe pastrojeni. Përdorni një dërrasë për të vendosur mishin dhe thikën për të larguar papastërtitë e shumta që janë ngjitur në mish. Hiqni dhjamin dhe kockat. Dhjami bën që mishi të prishet më shpejt.

Prisni mishin në rripa në të njëjtën trashësi dhe gjatësi, por jo më pak se 20 centimetra dhe jo më shumë se 70 centimetra.

Trashësia e rripave të mishit përcakton edhe kohën e tharjes së tij. Sa më i trashë rripi i mishit, aq më shumë kohë do të kërkojë tharja e tij.

3. Marinojeni mishin. Mishi duhet kriposur para tharjes.

Mund të përdorni kripë të thjeshtë ose shëllirë me 14 % kripë.. Të dyja do të parandalojnë zhvillimin e baktereve në sipërfaqen e mishit.

Kriposja duhet bërë deri në 5 orë, sepse më pas as kripa nuk bën efekt kundër baktereve.

Nëse preferoni shëllirën vendosini rripat e mishit në të, për pesë minuta dhe më pas kullojini në një enë.

Gjatë përpunimit duhen mbajtur kushte higjenike të mira.

Nëse ndonjë nga rripat bëhet pis, duhet larë me ujë të bollshëm dhe futur sërish në një enë të veçantë me shëllirë.

4. Varja e rripave të mishit për tharje.

Mënyra tradicionale e varjes së mishit përfshin përdorjen e fijeve të forta, mbërtheckave, ganxhave, stendave etj.

Rripat e mishit duhen varur veçmas dhe të ndarë nga njëri tjetri që të ketë qarkullim ajri dhe tharja të jetë uniforme.

Kontakti mes tyre duhet shmangur krejtësisht sepse pengon tharjen dhe lejon rritjen e baktereve.

Nëse doni, mund të përdorni një napë për të mbuluar mishin dhe mbrojtur atë nga insektet.

Kushtet ideale për tharjen e mishit janë: mot i thatë dhe me ndryshime të vogla të temperaturave midis ditës dhe natës. 5. Paketimi dhe ruajtja. Paketimi i mishit duhet të jetë i mirë, sepse falë tij mbrohet nga ndotjet e ndryshme.

Për paketim sugjerohet përdorimi i qeseve të letrës, alumini dhe napat.

Idealja për ruajten e këtij produkti është përdorimi i qeseve me vakum.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org listën e ushqyesve që gjenden tek pastërmaja dhe vlerat e tyre për shëndetin.

Proteina

Në 28 gramë pastërma gjenden 9.4 gramë proteina.

Shkencëtarët rekomandojnë një dozë ditore proteinash prej 46 gramë për meshkujt dhe 56 gramë për femrat.

Proteina transformohet në amino acide, të cilat organizmi i përdor për të prodhuar enzima, të cilat janë të përfshira në funksionimin e të gjithë sistemeve të trupit.

Yndyrna të shëndetshme
Organizmi ka nevojë për yndyrna për të luftuar inflamacionin dhe mbështetur shëndetin e trurit.

Në 28 gramë mish të thatë gjenden 116 kalori. Më shumë se gjysma e këtyre kalorive, pra 66 vijnë nga 7.3 gramë të yndyrnave të plota.

Megjithatë, shkencëtarët rekomandojnë që të ulni nivelin e marrjes së yndyrnave të ngopura në më pak se 7 përqind të kalorive ditore.

Kjo do të thotë që pavarësisht se pastërmaja ka yndyrna të shëndetshme, nuk duhet ta teproni me të.

Kolesterol të ulët

Pastërmaja përmban 13 miligramë kolesterol që përkthehet në 15 nga 23 përqind të dozës së rekomanduar ditore prej 200 deri në 300 miligramë kolesterol.

Marrja e niveleve më të larta të kolesterolit rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Ju mund ta përfshini pastërmanë në dietën tuaj, por duhet të mbani nën kontroll porcionet e saj.

Zink

Në 28 gramë pastërma gjenden 2.3 miligramë zink, ose 17 përqind e dozës së rekonmanduar ditore që është 40 miligramë.

Zinku mbështet një sërë funksionesh të trupit, siç është sistemi imunitar dhe ndarja e qelizave.

Mungeza e zinkut shkakton simptoma si shërim të ngadaltë të plagëve, humbje të shqisave të shijes dhe nuhatjes.

Erëzat që përdoren në tharjen e mishit i japin atij 3.12 gramë karbohidrate, 2.55 gramë sheqerna dhe 0.5 gramë fibër.

Duke qenë se përmbajtja e karbohidrateve tek vetë mishi është më pak se 5 gramë, atëherë shkencëtarët e rekomandojnë mishin e thatë (pa e tepruar sigurisht) si një ushqim me pak karbohidrate për ata që vuajnë nga diabeti.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar21 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix23 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix23 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix23 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix23 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar23 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix23 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook