Lidhu me ne

Mix

Cili është djathi më i shëndetshëm? Opsionet më të mira, sipas ekspertëve

Rikota

I pasur me proteina, kalcium dhe aminoacide, djathi konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme në dietën e përditshme. Gjithsesi, jo të gjitha llojet e djathërave janë njësoj. Disa prej tyre duhen konsumuar më me kujdes, për shkak të kalorive të shumta dhe yndyrave të larta që mund të përmbajnë. Por cili djathë është më i shëndetshëm? Përgjigjja varet kryesisht nga metabolizmi juaj dhe nevojat e trupit tuaj për disa vlera të caktuara ushqyese. Megjithatë, ekspertët japin disa këshilla.   

Rikota

Shumica e dietologëve kanë rënë dakord se rikota është më e shëndetshmja. Rikota autentike prodhohet duke përpunuar hirrën që mbetet, pasi qumështi mpikset dhe përdoret për të prodhuar djathëra të tjera (si p.sh. pecorino). Rikota ka një përqendrim të lartë të proteinës së hirrës, e cila përthithet lehtësisht nga trupi.

“Proteina e hirrës është një nga format më të absorbueshme të proteinave dhe përmban një gamë shumë të gjerë të aminoacideve. Pra, ideale për dikë që kërkon të ndërtojë muskuj dhe të humbasë peshë.”

Djathë i fortë

Djathërat e fortë si parmigiano ose pecorino janë gjithashtu ndër opsionet më të shëndetshme, sipas dietologëve, por sigurisht po të konsumohen me kujdes.

“Për shkak se ato përmbajnë më pak ujë dhe janë më të koncentruara, kanë sasi më të larta të kalciumit, por njëkohësisht mund të kenë përmbajtje natriumi më shumë së djathërat e buta, ndaj këshillohet të mos e teproni. Nëse jeni me hipertension ose ndoshta keni probleme me veshkat, atëherë më mirë zgjidhni një djathë të butë.”

Castro Mortillaro, dietologe

Djathi më i mirë për humbje peshe

Nëse po kërkoni të humbisni kilogramë ose të keni një peshë stabël, sekreti është konsumimi i proteinave. Ato ju mbajnë të ngopur për një kohë më gjatë dhe ju ndihmojnë të ndërtoni muskuj.

“Për çdo 100 kalori, duhet të ketë të paktën 10 gramë proteina, kjo do t’ju tregojë nëse është një burim i mirë proteinash dhe një djathë i shëndetshëm.”

Castro Mortillaro, dietologe

Disa djathëra që dietologët rekomandojnë për humbje peshe janë: djathi zviceran, djathi cheddar dhe rikota.

Djathi që duhet shmangur

Nëse është e mundur, hiqni dorë nga gjërat shumë të përpunuara, duke përfshirë djathin e konservuar apo djathin krem, që kanë një nivel të lartë yndyre dhe proteina minimale. Disa nga varietetet e djathit të përpunuar, madje nuk klasifikohen teknikisht si “djathëra” nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

“Tendencat dietike ndryshojnë herë pas here. Në vitet 1990 dhe fillimin e viteve 2000 ishim në fazën: Hani pa yndyrë! Kishim djathë pa yndyrë, majonezë pa yndyrë, por ishin shumë të përpunuara. Sigurisht që e freskëta është më e mirë. Nëse nuk kërkoni të humbisni peshë, atëherë djathi me yndyrë të plotë, i paprocesuar, duhet medoemos të jetë pjesë e dietës suaj, gjithmonë duke mos e tepruar.”

Castro Mortillaro, dietologe

Disa djathëra mund të jenë gjithashtu një burim i mirë i probiotikëve, sipas Martorano, si p.sh. djathi feta nga qumështi i lopës ose dhisë, që konsiderohet një nga djathërat më të mirë, nëse nuk po ndiqni ndonjë dietë specifike.

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar15 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix15 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook