Lidhu me ne

Radar

Prodhuesi i dronëve Bayraktar, pasardhësi i mundshëm i Erdoganit

Erdoğan'ın damadı Bayraktar, Ukrayna ile ortak silah şirketi kurdu

Për herë të parë pas 20 vjetësh në pushtet, presidenti turk i druhet humbjes së zgjedhjeve. Sfida elektorale e 14 majit duket se nuk do të jetë aq e lehtë sa paraardhëset. Kandidati i opozitës, Kemal Kiliçdaroğlu, aktualisht kryeson shumicën e sondazheve. Vetë Erdogan tashmë ka njoftuar se kjo ështe hera e fundit që ai kandidon dhe kjo i ka bërë shumë vëzhgues të mendojnë se ai mund të jetë në kërkim të pasardhësit të tij politik.

Fëmijët e tij nuk kanë asnjë shans real për të marrë detyrën për arsye të ndryshme dhe Berat Albayrak, bashkëshorti i vajzës së tij të madhe Esra, dështoi si ministër Financash. Kjo ka bërë që në vëmendje të vijë gjithnjë e më shumë dhëndri tjetër, Selçuk Bayraktar.

Suksesi i kompanisë së tij për prodhimin e dronëve, e ka bërë atë aq popullor në Turqi sa që asnjë qeveri nuk do t’ia dilte dot ta injoronte. Në një artikull të 25 prillit, gjermania “Der Spiegel” parashikon që ndikimi i tij në politikën turke do të vijë duke u rritur. Selçuk Ai dhe vëllai i tij Haluk kanë bërë emër në mbarë botën si ndërtues dronësh. Avionët me telekomandë të kompanisë së tyre fituan një lloj statusi kulti në Ukrainë, sepse ndihmuan ushtrinë e vendit të zmbrapste pushtimin rus në fillim të luftës. Vetëm pak ditë pas tërmetit shkatërrues në kufi me Sirinë, Bayraktar premtoi të ndërtojë 1000 shtëpi të reja dhe 2000 kontejnerë strehimi. Shumë e panë këtë si përpjekjen e parë për të marrë akoma më shumë përgjegjësi. 

Bayraktar u bë eksportuesi më i madh i armëve në Turqi në vitin 2021, me shitje vjetore prej 664 milionë dollarësh dhe kompania është rritur më tej si rezultat i luftës në Ukrainë. Vitin e kaluar, Baykar dërgoi drone dhe teknologji të tjera me vlerë 1.18 miliardë dollarë në 18 vende. Dronët Bayraktar “TB2 “operojnë në fushat e betejës në Libi, si dhe në Nagorno-Karabakh dhe Etiopi. “Kjo mundësoi një revolucion operacional mjaft të rëndësishëm në mënyrën se si po zhvillohen luftërat tani“, thotë Rich Outzen, ish-ekspert i Turqisë në Departamentin e Shtetit të SHBA, për revistën New Yorker.

Bayraktar është 43 vjeç dhe ka pamjen e një ylli kinemaje. Babai i tij, Özdemir, e themeloi kompaninë në vitet 1980 si furnizues i industrisë së automobilave. Nëna e tij, Canan, ishte ekonomiste dhe shkencëtare kompjuterike. Bayraktar thotë se ai ishte i magjepsur nga çdo gjë që kishte të bënte me teknologjinë që fëmijë, veçanërisht aeroplanët. “Për mua është një mënyrë jetese”.

Ai ka studiuar inxhinieri në Pensilvani dhe në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, për t’u kthyer në Turqi në vitin 2007, kur nisi të ndihmonte në krijimin e divizionit të dronëve në Baykar. Shtatë vjet më vonë, kompania e tij pajisi ushtrinë turke me dronë në luftën kundër Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdë (PKK).

Në Libi, dronët Bayraktar TB2 ndihmuan qeverinë zyrtare në Tripoli të shtypte një kryengritje të kryekomandantit Khalifa Haftar. Në Nagorno-Karabakh, ata luajtën një rol vendimtar në fitoren e Azerbajxhanit ndaj Armenisë, pas së cilës autokrati Ilham Aliyev festoi duke i projektuar pamjet e sulmeve me dron në ekranet e mëdha të Bakusë. Duhet theksuar fakti se dronët turq furnizojnë kryesisht vendet që janë afër qeverisë së Erdoganit (Në dhjetor të vitit të kaluar, edhe qeveria shqiptare nënshkroi një kontratë për blerjen e 6 dronëve ushtarakë Bayraktar). 

Industria turke e mbrojtjes është rritur 6-fish që prej ardhjes në pushtet të Erdoganit, në vitin 2003. Dronët Bayraktar janë përmendur shpesh me krenari prej në fjalime, por ekspertët paralajmërojnë se përhapja kryesisht e pakontrolluar e dronëve si Bayraktar TB2 po i bën konfliktet të paparashikueshme.

Bayraktarit i pëlqen të prezantohet si një njeriu i çuditshëm i teknologjisë, që kujdeset më shumë për kodet kompjuterike sesa për politikën. Megjithatë, ai e ka kuruar imazhin me kujdes pas martesës me vajzën e presidentit turk në 2016. Në rrjetet sociale, ku ka rreth 5milionë ndjekës, ai poston rregullisht bekime islame. Në publik mbështet iniciativat arsimore. Kur nisi konflikti në Ukrainë, ai u pozicionua menjëherë. “Ne kemi një detyrim moral për të ndihmuar Ukrainën“, është shprehur, duke cituar më tej Benjamin Franklin: “Njerëzit që e japin lirinë e tyre në këmbim të sigurisë së përkohshme, nuk e meritojnë asnjërën dhe do t’i humbin të dyja“.

Edhe pse nuk komenton asnjëherë direkt aktualitetin politik, dështimi i baxhanakut Berat Albayrak nuk mund t’i ketë kaluar pa nxjerrë disa mësime. Bayraktar ka potencialin për të siguruar sukses në politikën turke. Për shembull, babai i tij Özdemir ishte një nga njerëzit e besuar të ish-kryeministrit islamist Necmettin Erbakan. Martesa me vajzën e presidentit ia ka lehtësuar atij aksesin në qarqet turke të pushtetit. Në Turqi, shumë e krahasojnë me Elon Musk për suksesin në teknologji. Por ndërsa Erdogan është i zënë me betejën elektorale për të siguruar rizgjedhjen, Bayraktar është mjaftueshëm i ri për të pritur derisa t’i vijë radha. 

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix6 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar6 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar6 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore6 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar7 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix8 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix8 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix8 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix8 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook