Mix
Princesha Kate Middleton zbulon filmin e preferuar të vajzës Charlotte!
Princesha e Uellsit Kate Middleton ka bërë së fundmi një vizitë në qendrën “The Baby Bank” në Windsor, ku ka ndihmuar në palosjen e bluzave dhe veshjeve për fëmijë, ndërsa foli për rëndësinë e nismave të komunitetit. Duke parë një mal me kuti të mëdha të dhuruara nga Mattel, që përmbanin lodra Buzz Lightyear, Princesha e Uellsit pranoi se vajza e saj është një fanse e madhe e filmit “Toy Story”. “Oh po, vajza ime është një fanse e madhe e “Toy Story”, tha ajo, duke zbuluar filmin e preferuar të së bijës.
Dy filmat e parë kanë patur premierë në 1995 dhe 1999, ndërkohë filmi i tretë u shfaq 11 vjet më vonë. “Toy Story 4″ u shfaq në 2019, të cilin familja botërore pati mundësi ta shikonte në kinema.
Dalja e Princeshës erdhi vetëm një ditë, pasi familja Uells festoi ditëlindjen e pestë të Princit Louis të dielën. Pallati Kensington publikoi dy imazhe të reja të ëmbla të të riut mbretëror për të shënuar këtë rast, ku në një prej tyre Louis shihej duke qeshur, teksa e shtynte në një karrocë dore mamaja Kate.
William dhe Kate u shoqëruan nga fëmijët e tyre, Princi George, nëntë vjeç, Princesha Charlotte, shtatë vjeçe dhe Princi Louis, në shërbimin kishtar të së dielës së Pashkëve në Windsor, pasi deri tani ata kishin marrë pjesë vetëm ose merrnin vetëm djalin e madh, që kuptonte rëndësinë e ceremonisë.
George, Charlotte dhe Louis pritet të marrin pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles në Westminster Abbey më 6 maj.