Lidhu me ne

Mix

Mercedes-Benz prezanton E-Class, modeli i fundit me motor me djegie të brendshme

Mercedes-Benz prezantoi të martën modelin e ri të fundit të makinës me motor me djegie të brendshme – gjenerata e ardhshme e E-Class, që do të prodhohet në Gjermani dhe Kinë, do të shitet në Europë në tremujorin e tretë të këtij viti.

Modelet e mëpasshme të E-Class do të realizohen në një platformë të përshtatshme për makinat me bateri.

“Të ndërtosh një bateri në retrospektivë është gjithnjë një kompromis” – deklaroi Markus Schaefer, Chief Technology Officer, në një tryezë të rrumbullakët me mediat.

“Kemi një E-Class tërësisht elektrike, dhe është EQE”.

Makina zotëron një “ekran të madh” infotainment në pjesën e parme të saj, një sistem argëtimi për sediljet e pasme dhe një projektim të yllit të Mercedes në dritat e frenave, me mundësi argëtimi të përshtatshme për publikun në tregjet nga Europa, te Koreja e Jugut dhe në Kinë.

Ajo do të shitet në Shtetet e Bashkuara në fund të vitit dhe në Kinë, në fillim të 2024.

Mercedes-Benz synon të shesë ekskluzivisht makina elektrike me bateri në gjithë botën brenda vitit 2030, por ka paralajmëruar se këtë ambicie do të synojë ta bëjë vetëm “aty ku tregjet e lejojnë”.

Megjithatë, në korrik 2021, shtëpia automobilistike deklaroi se do të reduktonte me 80 për qind investimet në motorët me djegie të brendshme dhe në teknologjinë hibride plug-in mes 2019 dhe 2026 dhe do të investonte 40 miliardë euro (44 miliardë dollarë) në elektrifikim mes 2022 dhe 2030.

Edhe shtëpi të tjera automobilistike kanë filluar të japin kambanat e alarmit për “vdekjen” e makinave me motor me djegie të brendshme.

Volkswagen ka njoftuar se Golf 8 do të jetë modeli i fundit me motor me djegie, – një makinë e cila ishte në krye të renditjes së makinave më të shitura në Europë.

BMW i la mundësitë e hapura, duke mos përcaktuar një datë të daljes nga qarkullimi të makinave me motor me djegie. Ajo nuk do të prodhojë më motorë me djegie të brendshme në Gjermani, duke nisur nga 2024, por do të vijojë të prodhojë makina me motorë të importuar diku tjetër.

Reuters

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook