Lidhu me ne

Mix

Historia e lashtë e unazave të martesës

Festimi i fejesës apo i martesës me një unazë, është sot një pjesë përbërëse e shumë kulturave. Por mund të habiteni kur të mësoni se mbajtja e unazës në gishtin e katërt të dorës së majtë, është një traditë që daton të paktën 1 mijë vjet më parë.

Ajo është një praktikë që mendohet se rrjedh nga besimi, se një venë gjaku shkon nga ky gisht deri në zemër. Ajo quhet ndryshe Vena Amoris. Kjo ide shpesh i atribuohet egjiptianëve, grekëve dhe romakëve të lashtë, por origjina e vetë unazës mbetet ende e paqartë.

Gjithsesi arkeologët kanë zbuluar unaza ari që i përkasin epokës së Egjiptit të Lashtë. Por para mbretërimit të Ptolemenjve, nuk ka pasur asnjë ceremoni zyrtare martese. Kontratat martesore praktikoheshin, por ato mbetën të kufizuara kryesisht ndërmjet familjeve.

Nga Egjipti, përdorimi i unazave besohet se është përhapur te grekët dhe etruskët, dhe kësisoj në Romën e lashtë. Edhe pse në fakt grekët e lashtë shkëmbyen unazat si simbole të dashurisë, jo të martesës. Atëherë, kur nisën të përdoren filluan unazat e fejesës?

Kur flitet mbi origjinën e përdorimit të unazave për fejesa, të gjitha rrugët të çojnë në Romë, ose të paktën kështu do të dukej. “Unazat romake që bartin simbolin e 2 duarve të shtrënguara, kuptohen zakonisht si unaza fejese, shpjegon Karen Hersh, profesore e historisëklasike greke dhe romake në Universitetin Tempëll.

Ky simbol i duarve të kapura me njëra-tjetrën, është një emblemë e përbashkët midis grekëve dhe romakëve, duke i dhënë njëfarë besimi faktit se midis këtyre popujve kishte njëshkëmbim të ndërsjellë. Në përgjithësi, unazat ishin tepër të rëndësishme për kulturat e lashta, thotë Hersh, që është edhe autore e librit “Dasma Romake: Rituali dhe kuptimi i tyre në Antikitet”.

Ato tregonin pasurinë dhe statusin, dhe mbaheshin nga ata që kishin role të veçanta politike dhe përfaqësonin një rëndësi simbolike dhe fetare. Dëshmi të tjera nënvizojnë përdorimin e unazave në fejesat romake.

Për shembull Plini Plaku, vuri në dukje se në kohën e tij “një unazë prej hekuri i dërgohet si dhuratë një gruaje kur është e fejuar, por pa asnjë gur në të”. “Ka prova të mjaftueshme tëthuhet se unazat jepeshin si një shenjë premtimi”- thekson Hersh.

Unaza do të ofrohej në një ngjarje të njohur si sponsalia, një marrëveshje joformale për t’u martuar, normalisht midis dhëndrit dhe babait të nuses. Këto unaza fejese – të njohura si Annuli Pronubi – mund të kenë ndryshuar me kalimin e kohës, nga unazat e thjeshta të hekurit të përshkruara nga Plini në ato prej argjendi dhe ari.

Rreth shekullit III Pas Krishtit, ishte një praktikë e zakonshme (të paktën në mesin e elitave) që fejesat të shoqëroheshin me këto materiale më të vlefshme. Megjithëse unazat e martesës ka të ngjarë të mos jenë përdorur në Romën e lashtë, praktika e ofrimit të tyre për të kremtuar fejesat, mund të ketë frymëzuar përdorimin e tyre gjatë ceremonive të dasmës nga Kisha e krishterë.

Në mesjetë, ato ishin shndërruar në një simbol të dashurisë dhe të bashkimit të përhershëm.Pra akti i vendosjes së një unaze në gishtin e dikujt me synimin për t’u martuar, ka një histori të gjatë. Natyrisht, jo çdo pjesë e traditës është e lashtë:unaza e fejesës e zbukuruar me diamante, është krijuar si rezultat i një marketingu dinak që i ka fillesat vetëm nga mesi i shekullit XX-të.

/ Discover Magazine

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook