Lidhu me ne

Mix

Si të dalloni nëse mishi i pulës është i freskët

Mishi i pulës është po aq i përdorur në recetat e gatimeve të ndryshme sa dhe mishi i kuq. Mirëpo, ndryshe nga mishrat e tjerë ai prishet më lehtë.

Nëse ju konsumoni mishin e pulës i cili ka filluar të prishet apo është prishur, bakteret e rrezikshme për organizmin tonë, sulmojnë qelizat e trupit dhe pasojat shpesh janë dhe të rënda.

AgroWeb.org ju këshillon që të tregoheni të kujdesshëm kur blini mishin e pulës. Tregohuni të vëmendshëm për ngjyrën, erën dhe mykun, si dhe mënyrën se si ai është paketuar.

Kini kujdes ngjyrën

Mishi i freskët i pulës ka një ngjyrë të lehtë rozë. Kur fillon të prishet kjo ngjyrë fillon dhe zbardhet, deri sa arrin në të hirtë.

Nëse keni disa ditë që e keni blerë mishin e pulës dhe ai ka filluar të humbasë ngjyrën karakteristike, bëni mirë që ta gatuani para se të prishet. Por nëse është më shumë i hirtë, atëherë është tepër vonë.

Nëse ju nuk arrini ta kuptoni ndryshimin e ngjyrës, në momentin që do ta gatuani, do të vini re se mishi i pulës do të zbardhet shumë më vonë se zakonisht.

Kur diçka e tillë ndodh, është më mirë të mos e konsumoni.

Mbajini erë

Mishi i gjallë i pulës ka një aromë të fortë karakteristike.

Disa e përshkruajnë si një erë të hidhur, ose e lidhin me erën e amoniakut.

Nëse mishi pasi e keni nxjerrë nga ngrirja lëshon këtë lloj arome të fortë, bëni mirë të mos e përdorni.

Pula mund të fillojë të lëshojë aromën e saj kur gatuhet, ndaj ju këshillojmë që nëse aroma nuk është ajo që ju jeni mësuar zakonisht kur e gatuani, të mos e konsumoni.

Fortësia e mishit

Kjo provë është pak më e vështirë se dy të tjerat, pasi mishi i pulës në gjendjen e tij normale është pak më i butë dhe i ngjitshëm kur e prekim.

Por mënyra më e thjeshtë që AgroWeb.org ju sugjeron është që ta shpëlani mishin e pulës, dhe nëse ai vazhdon të jetë i ngjitshëm kur e prekni, atëherë ka shumë mundësi që të jetë prishur.

Paketimi

Nëse e blini të paketuar, veprimi i parë është që të kontrolloni datën brenda të cilës ajo pako duhet shitur. Zakonisht mishi i pulës kur paketohet i freskët dhe vendoset në ngrirje, mund të zgjasë deri në nëntë muaj. Por problemi qëndron se faza e ngrirjes nga paketimi dhe deri tek marketet e më pas në frigoriferët e shtëpive tona, ka shumë shkëputje.

Ngrirja dhe shkrirja e shpeshtë e mishit të pulës, ndikon shumë në freskinë e tij. Një faktor tjetër që ndikon në përshpejtimin e prishjes së mishit të pulës pasi ai është në ngrirje, është kontakti me ajrin.

Një paketim me mish pule i cili në brendësinë e tij ka filluar të krijoj shtresa akulli, dhe mishi të ketë humbur ngjyrën rozë, ka filluar të prishet. AgroWeb.org ju këshillon që kur të ngrini mishin e freskët të pulës të përdorni qese frigoriferi të cilat janë hermetike, ose t’i vendosni në tasa të vegjël hermetikë.

Në frigorifer, mishi i gjallë i pulës, duhet të përdoret brenda dy apo tre ditëve, ndërsa nëse është i gatuar mund të qëndrojë deri në katër ditë.

Në ngrirje, pula e gatuar mund të qëndrojë deri në katër muaj, ndërsa mishi i gjallë mund të qëndroj dhe për një vit.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook