Lidhu me ne

Radar

Fëmijët apo familjet nuk i ç’edukojnë gishtat e Belos, por modeli i të pasuruarit me korrupsion !

Nga Besart Xhaferri

FRPD zbulon gjendjen katastrofale të rrugëve në Tiranë/ Xhaferri: Do  çjerrim maskën e propagandës - Politikë

Aldi dhe Mario janë dy fëmijë që sapo kanë nisur parashkollorin tek Vasil Shanto.

Aldit i punon babi hidraulik dhe mami shtëpiake, sepse kujdeset për Aldin dhe motrën e tij, ngaqë shkollat janë me kohë të shkurtër dhe me dy turne.

Gjyshërit i ka në Delvinë, nga ku kanë ardhur para 2 vitesh.

Jetesa në Tiranë është diçka që prindërit e tij menduan se do sjelli mundësi më të mëdha për fëmijët e tyre.

Marios i punon babi jurist pranë një banke dhe mami ekonomiste pranë një firme. Është fëmija i vetëm. Të dy bëhen shumë shokë dhe fillojnë nga klasa e dytë të shkojnë tek shtëpia e njëri tjetrit.

Në klasën e tretë, babi i Aldit punësohet në bashki si shef sektori. Aldi nis të vije në shkollë me rroba më të mira. Më vonë vjen me iphone të fundit. Më vonë fillon të mungoje te Hënave dhe të Premteve sepse bën pushime jashtë Tiranës dhe Shqipërisë.

Më vonë Aldi e fton Marion tek vila e tij e re në Qerret. Më vonë e fton tek shtëpia e tij e re në Farkë, e cila duket si një kështjellë nga apartamenti me qera që ishin tek pallati me shigjeta.

Në klasë të pestë Aldi ikën në shkollë private ndërkombëtare që kushton 12 mij Euro në vit.

Mami ndërkohë i ka filluar punë të mirë tek inceneratori fantazëm. Mario nga ana tjetër, nuk kupton se pse prinderit e tij janë të pa aftë.

Fillon krijon një urrejtje për ta sepse ai vazhdon tek Vasil Shanto, vazhdon të marri ushqimin me vete, vazhdon të kaloje fundjavat tek gjyshërit e tij, vazhdon të mos ketë iphonin e fundit dhe vazhdon të jetoje në apartamentin që prindërit e tij e kanë blerë me kredi dhe ju duhen dhe 20 vjet për ta shlyer.

Mario ka një fat aman!

Nuk ka parë gishtat e Belos në billboards, keshtu që është një fëmijë i edukuar, të cilin shoqëria jonë e mbrojti nga modelet e këqija të gishtave!

Ai kur mbushi 18 vjeç, vendosi të marri gomonen dhe të kaloje kanalin e La Manche.

Prej 1 viti punon në një shtëpi bari me shpresën se një ditë do të ketë të gjitha gjërat që Aldi i pati falë “zotësisë” së KORRUPSIONIT të prindërve të tij….

Fëmijët apo familjet nuk i ç’edukojnë gishtat e Belos, por modeli i të pasuruarit me korrupsion po!

MË TEPËR

Temporal15 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar16 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike18 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet18 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske19 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar20 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar20 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar20 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook