Kryesore
Edi Rama njeriu që arrestoi 37 mijë vetë për fatura dritash
Gjatë një takimi në Libohovë ku prezantoi kandidadatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kreu i PD Sali Berisha tha se “Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve”.
Berisha: Rama arrestoi 37 mijë vetë për fatura dritash
Berisha: Dara e varfërisë shtrëngon çdo ditë. Ndrydh çdo ditë jetën dhe mundësitë e tyre, dhe ata largohen diku tjetër për të ndërtuar jetën. Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve, sepse në konventën e OKB, gjenocid quhet në nenin 3 kur krijon kushte të kalkulueshme për largimin e njerzve. Çfarë ndodh? A nuk arrëstoi ai 37 mijë vetë për fatura dritash? Po në botë nuk ka ndodhur kurrë, as në diktatura, sepse çështjet civile janë civile dhe nuk janë kurrë çështje penale.
Kurse ky, i pashpirt përdori faturat e dritave dhe të ujit për të mbushur dhe stërmbushur burgjet. Për 35 dollarë ka varë tjetri veten në burgun e Lushnjës. Sa vrasje të tjera. Dhjetëra e mijëra të tjera janë larguar.
Po pse ikin shqiptarët? Pse kjo tirani varfërie? Një shkak dhe vetëm një. Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.