Lidhu me ne

Mix

Të jetosh pa seks? Është e vërtetë që mund të jetohet pa seks?

58,527 Couple In Bed Photos and Premium High Res Pictures ...

Është e vërtetë që mund të jetohet pa seks…por…ama disa pasoja i ka. Nëse mendoni që të mos bësh seks nuk ka asnjë pasojë për shëndetin, gaboheni, sepse seksi ndikon shumë në shëndetin tonë, qoftë fizik dhe atë mendor. Njerëzit që nuk bëjnë seks kanë pasoja: tek gratë vagina ka tendencë të bëhet më pak elastike; tek burrat shtohet rreziku për të vuajtur nga impotenca; sistemi imunitar do të dobësohet në mënyrë të dukshme; sistemi kardio-vaskular ka tendencë të ketë komplikime; humori i mirë dhe lumturia do të jenë shumë të luhatshme.

Avantazhet e të bërurit seks, shtrihen përtej dhomës së gjumit!

Seksi ndihmon të mbash aktiv sistemin imunitar “ Njerëzit që janë seksualisht aktivë, janë më pak të sëmurë”- thotë Yvonne K. Fulbright, ekspert i shëndetit seksual. Njerëzit që kanë jetë seksuale të rregullt  kanë nivele më të larta mbrojtëse ndaj viruseve dhe baktereve të ndryshme.

Seksi shton libidon. Dëshirë për të pasur një jetë seksuale më aktive? Kryeni sa më shumë marrëdhënie seksuale. Për gratë, të kesh marrëdhënie seksuale të rregullta do të thotë të mbash të shëndetshëm lubrifikimin e vaginës dhe elasticitetin e saj.

Seksi është një ushtrim i mirë fizik. Nuk do të zëvendësojë kurrë stërvitjen e mirëfilltë, por seksi patjetër është një ushtrim i mirë fizik. Gjatë seksit ne konsumojmë afërsisht 5 kalori në minutë.

Seksi ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Një jetë e mirë seksuale është e mirë dhe për shëndetin e zemrës. Përveç se është një mënyrë e mirë për të mbajtur në ekuilibër estrogjenet dhe testosteronin. Kur një nga këto ulet, fillojmë të kemi shumë probleme, siç është osteoporoza dhe sëmundjet e zemrës. Burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në javë, kanë 50% më pak mundësi të vdesin nga sëmunde zemre, krahasuar me ata që nuk kanë jetë të rregullt seksuale.

Seksi ul dhimbjen. Para së të pish një aspirinë, provo një orgazëm- thotë Barry R. Komisaruk, profesor në Universitetin e Nju Xhersit. “ Kemi zbuluar që stimulimi vaginal mund të bllokojë dhimbjen kronike të shpinës dhe këmbëve. Dhe shumë gra na kanë thënë se vetëstimulimi i vaginës mund të ulë dhimbjet menstruale, dhimbjet e artritit dhe në disa raste dhe dhimbjet e kokës”- thotë Komisaruk.

Seksi ul mundësinë e kancerit në prostatë. Burrat që ejakulojnë në mënyrë frekuente, të paktën 21 herë në muaj kanë më pak mundësi të sëmuren nga kanceri në prostatë. Jo gjithnjë duhet një partnere për të përfituar nga kjo: ejakulimi gjatë natës, masturbimi dhe marrëdhëniet seksuale janë të gjitha pjesë që ndikojnë.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook