Lidhu me ne

Mix

Si ndikon stili i jetesës në suksesin në karrierë

Zakone të shëndetshme, karrierë e shëndetshme

Punonjësit në mbarë globin, po përballen me nivele të paprecedentë stresi, burnout dhe lodhjeje.

Një listë pothuajse e pafund sfidash, nga menaxhimi i afateve të shumëfishta, deri te përshtatja në mjedise të largëta të punës, po ndikon në mirëqenien mendore dhe fizike.

Nuk është çudi, që zgjedhjet e stilit të jetesës janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme për këdo, që dëshiron të arrijë potencialin e tij të plotë, në vendin e punës.

Megjithatë, studimet e fundit kanë treguar se, zakonet e shëndetshme mund të kenë një ndikim të rëndësishëm, në suksesin e përgjithshëm të karrierës së një individi.

Të gjithë mund të përfitojnë, duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetës, që i ndihmojnë ata të përmirësojnë performancën e tyre të punës dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Zakonet e pashëndetshme çojnë në rezultate jo të shëndetshme

Studimet e fundit tregojnë se, zgjedhjet e jetesës jo të shëndetshme, janë të lidhura me nivele më të larta të stresit dhe burnout në vendin e punës.

Një sondazh i kryer nga Shoqata Psikologjike Amerikane (American Psychological Association), zbuloi se gati gjysma (48%) e të gjithë punonjësve, raportuan burnout për shkak të stresorëve të lidhur me punën.

Përveç rritjes së stresit dhe burnout, zakonet e këqija shëndetësore mund të çojnë në ulje të produktivitetit. Sipas një raporti nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Centers for Disease Control and Prevention, CDC), ushqyerja e keqe lidhet me performancë më të ulët dhe reduktimin e produktivitetit në punë.

CDC zbuloi gjithashtu se gjumi i pamjaftueshëm, mund të çojë në ulje të vigjilencës, vendimmarrje të gabuar, kohë reagimi më të ngadaltë dhe përqendrim të reduktuar – të gjithë faktorë, që mund të ndikojnë negativisht në aftësinë e një sipërmarrësi, për të pasur sukses.

Këto anë negative, mund të kenë një efekt të përshkallëzuar në të gjithë organizatën, duke çuar në ulje të produktivitetit dhe marrëdhënie të tensionuara.

Për fat të mirë, ka hapa që të gjithë mund të ndërmarrin, për të përmirësuar shëndetin e tyre të përgjithshëm dhe suksesin në vendin e punës. Në vazhdim, janë disa këshilla për zhvillimin e zakoneve të shëndetshme, që mund të kenë një ndikim pozitiv në karrierën tuaj:

1. Fillon me gjumin

Ekziston një mentalitet “nxitimi”, që është i përhapur në shoqërinë tonë sot, por e vërteta është se pushimi është po aq i rëndësishëm sa puna e përkushtuar. Edhe nëse mendoni se po flini mjaftueshëm, është e rëndësishme t’i jepni përparësi gjumit cilësor, që mbështet trupin dhe trurin tuaj.

2. Ju jeni ajo që hani

Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “ju jeni ajo që hani”, dhe kjo fjalë e urtë vlen edhe për performancën tuaj në punë. Kur bëhet fjalë për ushqimin, është thelbësore të përqendroheni në ngrënien e ushqimeve të pasura me lëndë ushqyese, që i japin trupit tuaj energjinë dhe lëndët ushqyese që i nevojiten për produktivitet maksimal.

Punoni në distancë? Mbajeni hapësirën tuaj të punës të ndarë nga kuzhina dhe larg çdo tundimi.

3. Praktikoni ndërgjegjësimin

Praktikimi i ndërgjegjësimit (mindfulness), është një mënyrë e shkëlqyer për të menaxhuar stresin dhe për të përmirësuar mirëqenien e përgjithshme. Mindfulness përfshin përqendrimin në momentin aktual dhe eliminimin e mendimeve shpërqendruese. Mund t’ju ndihmojë të rrisni produktivitetin tuaj, të ulni nivelet e stresit dhe të përmirësoni marrëdhëniet me kolegët.

4. Lëvizni (edhe pak) më shumë

Mos lëvizni vetëm mendjen tuaj – lëvizni edhe trupin herë pas here. Punoni në distancë? Mos harroni të ngriheni dhe të lëvizni! Mund të jetë e lehtë të qëndroni pa lëvizur para kompjuterit tuaj gjatë gjithë ditës, por pushimi dhe lëvizja gjatë gjithë ditës, është jetike për të qëndruar energjik dhe produktiv.

5. Përfshihuni në komunitet

Ka diçka të veçantë në takimet me njerëz që ndajnë të njëjtin mendim. Në ditët e sotme, ku kultura e punës ka ndryshuar dhe gjithmonë e më shumë njerëz punojnë në distancë, gjetja e mënyrave për t’u lidhur me të tjerët, është më e rëndësishme se kurrë.

Çelësi i vërtetë i suksesit në karrierë? Zakonet tuaja

Drejtuesit, që kanë prioritet mirëqenien e tyre, zbulojnë se kanë më shumë energji dhe motivim për t’u ‘zhytur’ në punën e tyre. Zbatimi i zakoneve të shëndetshme si ushqimi i duhur, lëvizja e rregullt, ndërgjegjja dhe lidhjet kuptimplota, mund t’ju ndihmojnë të ndërtoni një themel të fortë për sukses.

Ndikimi i zgjedhjeve të stilit të jetesës në karrierën tonë, është i pamohueshëm. Gjeni kohë për t’i dhënë përparësi shëndetit dhe mirëqenies suaj sot dhe do të mund të korrni shpërblimet në jetën dhe karrierën tuaj nesër.

/ Forbes

MË TEPËR

Mix29 minuta më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske34 minuta më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix2 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix2 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix2 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet2 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal2 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar2 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore2 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix19 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Facebook