Lidhu me ne

Mix

Sekreti i Tim Cook për të përballuar stresin e drejtimit të Apple

Apple është kompania me vlerë më të madhë në botë. Drejtimi i saj duhet të jetë një ‘tenxhere me presion’.

Por, nëse e keni parë ndonjëherë CEO Tim Cook në veprim, ai nuk duket si një njeri, që mban mbi supe peshën e një kompanie prej më shumë se 2 trilionë dollarësh.

Në kundërshtim me disa prej CEO-ve të tjerë të kompanive teknologjike, si Elon Musk, Cook duket të jetë imazhi i një lidershipi të qëndrueshëm dhe të patrazuar.

Cook është i entuziazmuar, se si Apple po e ndryshon botën për mirë. Ai vlerëson ekipin e tij dhe përshtypjet e klientëve.

Ai pretendon se e kontrollon me rreptësi kohën e shpenzuar para ekranit, për t’u siguruar që teknologjia po i shërben atij dhe jo anasjelltas.

Ku të shkoni me pushime nëse doni të takoni Tim Cook

Cook tregon se si më herët në karrierën e tij, ai mësoi të donte ecjen. Më vonë, kur u zhvendos në Kaliforni, aktivitetet në natyrë u kthyen në një pasion për të.

Në fakt, të kesh një hobi, frymëzon krijimtarinë, e cila mund t’i shërbejë punës sonë. Bërja e gjërave argëtuese jashtë zyrës, na ndihmon të performojmë më mirë në të.

Cook flet për dashurinë e tij për të kaluar kohën në Parqet Kombëtare të Amerikës. Nëse shpresoni të ndesheni me Cook-in gjatë pushimeve tuaja verore, drejtohuni në Yosemite ose Sion, e jo në ndonjë resort të bukur të huaj.

“Parqet kombëtare janë pastrues për mendjen”, thotë Cook. “Për një moment, ndihesh kaq i vogël. Vendi yt në botë duket kaq i vogël. Ai të vendos një perspektivë të madhe.”

Fuqia e pabesueshme e mahnitjes

Të kujtosh se je një grimcë në kozmos, nuk është thjesht një ripërtëritje e egos për CEO-t e famshëm. Shkenca tregon se, ndjenja e të qenët i vogël përballë madhështisë, lehtëson stresin dhe përforcon humorin.

Studime të ndryshme lidhin përjetimin e ndjenjës së vogëlsisë suaj, me sjellje më pro-sociale, përulësi dhe ndjenja bamirëse.

Më shumë mirësi është padyshim një gjë e mirë për botën, por është gjithashtu rrit humorin. Shkenca tregon se, mënyra më e mirë për t’u ndier më mirë kur jeni të dëshpëruar, është të silleni mirë me dikë tjetër.

“Ka mbi 60 parqe kombëtare atje,” thotë Cook. “Unë do t’i nxisja të gjithë t’i vizitojnë.” Nëse mundeni, patjetër që duhet. Por kjo nuk është vetëm një këshillë e mirë për adhuruesit e guximshëm të natyrës.

Qoftë një shëtitje, një muze arti ose një mbrëmje e kaluar duke vëzhguar yjet, të gjitha këto ripërtërijnë perspektivën tuaj dhe eliminojnë stresin.

Nëse këto zakone mund ta ndihmojnë Cook-in të drejtojë Apple pa u lodhur shumë, mund të ndihmojnë çdo sipërmarrës të ketë sukses.

/ Inc

MË TEPËR

Mix9 minuta më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix45 minuta më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix50 minuta më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Mix59 minuta më herët

Çfarë duhet të hani në mëngjes që të jeni energjikë gjatë ditës!

Për një mëngjes të shëndetshëm që ndihmon trupin dhe trurin të funksionojë mirë gjatë ditës, është e rëndësishme të përfshihen...

Mix1 orë më herët

3 shenjat më të pavendosura të horoskopit. Shiko a je dhe ti në listë?

Disa njerëz marrin vendime shpejt dhe me siguri. Të tjerët… e mendojnë një herë. Pastaj një herë tjetër. Pastaj prapë....

Mix1 orë më herët

Brokoli – Vlerat më të forta i përfitoni nëse e hani të pagatuar

Brokoli është një ndër perimet të pasura me vlera të fuqishme ushqyese. Por shpesh mënyra e konsumimit të saj, në...

Mix1 orë më herët

Elon Musk paralajmëron: Dielli do të zhdukë jetën në Tokë, Marsi, shpresa e vetme e njerëzimit

Elon Musk nuk sheh vetëm të nesërmen, por parashikon mijëra, ndoshta edhe miliona vjet me pas. Themeluesi i SpaceX ka...

Mix2 orë më herët

Kate Middleton i bën homazh Princeshës Diana me një veshje të veçantë

Princesha e Uellsit mori pjesë në Shërbesën Eukaristike në Westminster Abbey, duke shoqëruar Princin William në eventet për 80-vjetorin e...

Radar2 orë më herët

Chris LaCivita: Berisha njeri i besës. Më 11 maj do ta pushojmë Edi Ramën nga puna!

Në fjalën e tij para qytetarëve lezhjanë, këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivita është shprehur se është i kënaqur...

Radar2 orë më herët

Monika Kryemadhi: Për Shqipërinë shkatërrova familjen, por shqiptarët s’i vlerësuan sakrificat e mia

Monika Kryemadhi, ka deklaruar se për Shqipërinë ka shkatërruar familjen e saj, por sipas saj, shqiptarët nuk e kanë vlerësuar....

Facebook