Mix
Pse shumë gra nuk arrijnë orgazmën ?
Për ato që nuk arrijnë orgazmën
Seksualiteti femëror është kompleks; më pak i përnjëhershëm dhe mekanik se ai mashkullor.
Gratë për të provuar kënaqësi kanë nevojë të njohin trupin e tyre.
Vetëm pas kësaj, nëpërmjet autoerotizmit, ose raportit seksual me partnerin, mund të arrijnë të provojnë orgazmën.
Ekzistojnë shumë gra që vuajnë nga anorgazmia.
Flitet për anorgazmi kur ekziston një shqetësim konstant për të arritur kënaqësinë seksuale, pavarësisht se jemi mjaftueshëm të eksituara dhe të stimuluara.
Ekzistojnë tipologji të ndryshme shqetësimesh:
-Anorgazma me penetrim në të cilën gruaja nuk e arrin orgazmën gjatë penetrimit, por ndjen kënaqësi me lloje të tjera stimulimi;
-Anorgazma primare, në të cilën gruaja nuk arrin orgazmën në asnjë mënyrë, as vetëm, as me partnerin dhe nuk e ka provuar kurrë në jetën e saj;
-Anorgazma sekondare kur njeriu humbet aftësinë për provuar kënaqësi, të cilën një kohë e kishte provuar;
-Anorgazma e situatës, nuk konsiderohet një shqetësim. Ajo konsiston në paaftësinë e të provuarit kënaqësi në disa situata të caktuara, me disa partnerë të caktuar, apo në disa ambiente të caktuara.
Shkaqet
1 në 5 gra nuk mund të arrijnë orgazmën dhe shkaqet mund të jenë të ndryshme. Mes shkaqeve kryesore seksologët, mjekët dhe psikologët përmendin:
-Bllokime psikologjike dhe dhunë në të shkuarën.
-Edukim seksual i munguar, apo edukim seksual shumë i rreptë.
-Ankth nga pritshmëria
-Paaftësi nga ana e partnerit për të stimuluar partneren
-Personalitet shumë i kontrolluar dhe i ngurtë
-Mungesë stimulimi e klitorit
-Përdorim dhe abuzim me alkoolin, ilaçe dhe drogëra
Çfarë duhet bërë
Shumë gra nuk e konsiderojnë shumë të rendësishme jetën seksuale, nuk kërkojnë ndihmë dhe bashkëjetojnë me këtë problem gjatë gjithë jetës së tyre.
Por është shumë e rëndësishme t’i drejtohen nje psikologu të specializuar në terapi seksuale për të kuptuar shkaqet e anorgazmisë dhe për të punuar mbi këtë shqetësim.