Mix
Pse gratë qajnë pas orgazmës ?
Shpesh herë kemi dëgjuar për gra që pas orgazmës qajnë.
Dhe jo përloten, qajnë….qajnë.
Ndodh që menjëherë pas orgazmës prekemi nga trishtimi post- orgazëm, një emocion aq i fortë sa që mund të shpërthejë në një të qarë të egër.
Kjo dukuri është më e përhapur nga sa mendohet.
Një studim i bërë nga Robert D. Schweitzer në Australi ka treguar se 46% e grave e ka kaluar këtë eksperiencë të paktën një herë në jetë.
Shkaqet e këtij fenomeni, kur nuk i ka rrënjët në trauma, apo frustrime seksuale, nuk dihen ende, po duket se faktorët fizikë luajnë një rol të rëndësishëm: hormonet e mirëqenies siç janë ositoksina dhe endrofina bien në mënyrë drastike pas orgazmës, duke shkaktuar një ndjenjë përhumbjeje dhe zhgënjimi.