Lidhu me ne

Radar

“Nuk kam asnjë shkelje ligjore”, Donald Trump: Nëse fitoj zgjedhjet presidenciale do t’i jap fund luftës në Ukrainë

“Nuk kam asnjë shkelje ligjore”, Trump: Nëse fitoj

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përsëriti qëndrimin e tij se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore duke iu referuar 34 akuzave të ngritura ndaj tij muajin e kaluar për falsifikim të të dhënave të biznesit.

Duke folur në mbrëmjen e republikanëve në Florida, zoti Trump tha se nuk ka asnjë shkelje ligjore“Nuk jam akuzuar për kryerjen e asnjë krimi”, tha ai.

Akuzat penale ndaj zotit Trump rrjedhin nga tre raste të veçanta, ku ish-presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë bërë pagesa për të blerë heshtjen e tre individëve gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2016.

Zoti Trump, i cili u bë ish-presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit ngrihen akuza penale tha në sallën e gjyqit në Manhatan se ishte i pafajshëm për secilën prej 34 akuzave.

Gjatë fjalimit të tij të premten mbrëma në Florida ai përsëriti se nëse do të fitonte zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 do t’i jepte fund luftës në Ukrainë pa vënë ende këmbë në Shtëpinë e Bardhë.

“Do ta zgjidhja këtë çështje shumë shpejt”, u tha ai përkrahësve të tij.

/VOA

MË TEPËR

Kioske11 orë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske11 orë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar12 orë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix12 orë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix12 orë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar12 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix12 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske13 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet13 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore13 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook